Shitet ishulli i Onasis ne Greqi, e blen nje rus per 153 milion dollare
Në këtë seksion: Kuriozitete · 8 artikuj ↓
Ishulli grek ku Aristotel Onasis u martua me Jackie Kennedy mendohet se është shitur për 153 milion dollarë nga trashëgimtarja e vetme e tij.Athina Onasis Russel, mbesa e biznesmenit grek, thuhet se e ka shitur ishullin Skorpios në detin Jon tek një miliarder rus. Identiteti i tij mbetet i panjohur. Ishulli në brigjet perëndimore të Greqisë është blerë në vitin 1962 nga Onasis për vetëm 15 mijë dollarë.
Gjashtë vjet më vonë ai u martua aty me vejushën e presidentit të ndjerë amerikan, John Kennedy, i vrarë në vitin 1963.Pas vdekjes së tij, ishulli kaloi në pronësi të vajzës së tij, Christina, që vdiq nga një atak kardiak në moshën 37- vjeçare. Më pas ishulli i mbeti Athinës. Në ishull është varrosur Onasis bashkë me bijën e tij dhe djalin Alexandër, që vdiq në një aksident ajror.