Shirat dhe stuhite zhysin Shqiperine ne terr
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve dhe probleme në furnizimin me energji elektrike. Kështu, fillimjava ka nisur me probleme në rrethin e Durrësit, ku ka pasur probleme në qarkullimin e njerëzve dhe të automjeteve, si rezultat i përmbytjeve. Ndërkaq, ka pasur ndërprerje të gjata të energjisë elektrike në zona të ndryshme të qytetit. Rrebeshet e vazhdueshme të shiut kanë çuar në përmbytjen e mjaft rrugëve dhe izolimin e përkohshëm të kateve të para, ndërsa rrëzimi i pemëve ka vënë në rrezik edhe jetë njerëzish. Manovrimi në kohë i drejtuesit të një furgoni pranë “Urës së Dajlanit” ka shmangur rënien e një peme mbi automjetin e mbushur me njerëz, që gjithsesi ka përfunduar jashtë rruge në një kanal, po pa dëmtime në njerëz. Në periferi dhe fshatra, situata është paraqitur më e rënduar. Dhjetëra hektarë tokë gjenden nën ujë, ndërsa dhe mjaft shtëpi janë bllokuar nga uji dhe balta.
Ndërkaq, prej 24 orësh qyteti i Vlorës është përfshirë nga një erë e fuqishme e shoqëruar me rrebeshe shiu. Nga stuhia, nuk kanë shpëtuar rrugët dhe disa lagje të Vlorës, ku shumë pemë dhe tabela reklamash janë shkatërruar dhe këputur duke rrezikuar dhe kalimtarët. Mesditën e djeshme, një tabelë është shkëputur dhe ka rënë në një automjet që po kalonte në zonën e Skelës.
Fatmirësisht, dy personat që udhëtonin në këtë automjet kanë shpëtuar pa dëmtime, ndonëse një pjesë e reklamës ka hyrë në pjesën e ndenjëses së pasagjerit. Ndërkohë, stuhia ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike dhe sinjalet e antenave televizive. Shkak është bërë mungesa e energjisë në zonën e Zvërnecit.
Reshjet e dendura të shiut vazhdojnë të krijojnë probleme edhe në rajonin e Kukësit, kryesisht në rrugët rurale, si dhe në sistemin e furnizimit me energji elektrike. Burime të pushtetit vendor tregojnë se dje ka pasur probleme të qarkullimit në rrugët rurale, kryesisht në Shishtavec, Zapod, Kalis etj., por më shqetësues mbetet fakti që prej shumë ditësh disa nga zonat e rrethit të Kukësit, si dhe Valbona në Tropojë, janë pa energji elektrike. Burime nga Komuna Margegaj që përshkohet nga lumi Valbonë, pohojnë se me gjithë kërkesat e vazhdueshme ende nuk ka një projekt të shpejtë dhe emergjent për ndërtimin e rrjetit të dëmtuar të furnizimit me energji.
Në fshatrat Rragam, Dragobi, etj., me qindra familje vazhdojnë të qëndrojnë nën terr. Në këtë zonë ka pasur dëme edhe në infrastrukturën turistike, pasi kjo zonë njihet si Park Kombëtar natyror. Edhe në tri komuna të thella të Kukësit Bushtricë, Grykë Çajë dhe Kalis vazhdon të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike.
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pasi lumi Erzen ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje. Rruga është e bllokuar edhe në fshatin Gracen. Kalimi aty është bërë i rrezikshëm pas rrëzimit të gurëve. Një aks tjetër problematik ka qenë edhe ai Peqin-Elbasan, ku për disa orë është qarkulluar vetëm në njërin sens të rrugës, ndërsa sensi tjetër është bllokuar në afërsi të kthesës së Paprit. Bllokimi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjeve nga shpati i malit. Përmbytje ka pasur edhe në qytetin e Elbasanit, pasi përroi i Zaranikës ka dalë nga shtrati.
Ndërkohë, ka mjaftuar vetëm një orë shi me intensitet që qyteti i Fierit të zhytet në ujë dhe terr. Errësira ka qenë më e gjatë për gjysmën e qytetit dhe Patosin ku energjia ka munguar më shumë se 7 orë si pasojë e një defekti në nënstacionin elektrik Fieri 1. Rrebeshi i shiut ka krijuar probleme për qarkullimin në rrugët e qytetit, ndërkohë që situata ka qenë më problematike në aksin kombëtar Fier-Patos ku është dashur ndërhyrja e policisë së qarkullimit rrugor të orientojë lëvizjen e automjeteve. Lumi Gjanica ka shkaktuar përmbytje në shumë banesa të fshatit Adriatik të Rrethit Lushnjë, ndërsa bllokimi i kanaleve kulluese ka shkaktuar përmbytjen e rreth 200 banesave në të gjithë Qarkun e Fierit.