Shfaqja qe irritoi neonazistet greke, Vasili: Mos abuzoni me ortodoksizmin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Është shfaqur në teatrin e Athinës ‘Hitirio’ premira e “Corpus Christi’ e regjisorit shqiptar Laert Vasili, e cila u shoqërua me arrestime dhe trazira jashtë vendit ku po mbahej eventi.
Ashtu si edhe një natë më parë trazirat pushtuan teatrin gjatë orës 23:00 kur u shfaq premiera. Mediat greke raportojnë se policia kishte marrë masa të forta sigurie duke përdorur edhe kimikate, por sërish mbi 100 protestues nga organizmat parakishtare dolën me parulla kundër shfaqjes. Po ashtu në mbrojtje të artistëve dhe trupës rreth 200 artistëve dhe anëtarë të organizatave të majta në vend dolën në krah të tyre.
“Greqia është vendi ku lindi teatri dhe s’mund të jetë privilegj i një grupi të vogël njerëzish, të abuzojnë me himnin kombëtar dhe besimin ortodoks”,-tha për mediat regjisori Laert Vasili. Mediat greke shtojnë se ministri i Drejtësisë, Antonis Rupakiotis përmes një letre drejtuar Prokurorit të Gjykatës Supreme kërkon të dijë nëse është informuar prokuroria për ngjarjet në teatrit “Hitirio”.
Ndërkohë që polica greke ka akuzuar deputetin e Agimit të Artë, Kristos Papas, pasi një natë më parë ndaloi përpjekjet e tyre për të arrestuar një protestues jashtë teatrit. Deputeti tjetër i Agimit të Artë, Elias Panagiotaros është akuzuar se ka kërcënuar aktorët duke u thënë: “Koha juaj do të vijë”. Po ashtu gazetarët kanë treguar se janë qëlluar nga protestuesit e irrituar. Një grua me shtetësi greke dhe britanike tha se nuk ishte lihej e lirë nëse një grupi prej 5 personash nuk i tregonte kartën e identitetit.