e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shaqiri: Vrasesit ne Smilkovc nuk jane shqiptare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shaqiri: Vrasesit ne Smilkovc nuk jane shqiptare
Xhezair Shaqiri, ish-komandant Hoxha i UÇK-së deklaroi se pesë maqedonasit në Smilkovc të Shkupit nuk janë vrarë nga shqiptarët. “Kjo vrasje përbën një krim të madh pa marrë parasysh se cilës përkatësi etnike i takojnë ata. Shqiptarët në asnjë situatë nuk kanë vrarë dhe nuk vrasin civil, kjo nuk ka ndodhur edhe gjatë konflikteve të fundit si ai i vitit 2001”, theksoi Shaqiri. Sipas tij, ky akt mizor i vrasjes është vepër e shërbimeve sekrete, që nuk dëshirojnë paqe dhe të mirën në Maqedoni dhe tek shqiptarët.

“Duke analizuar ngjarjen dhe krimin,  ky rast më ngjan me rastin ‘vreshtat e Rashtakut’. Apeloj që rasti të ndriçohet sa më parë gjithmonë nën monitorim të ndërkombëtarëve, sepse strukturat e errëta në shtet do të mundohen që këtë rast t’ua veshin shqiptarëve”, theksoi ish-komandant Hoxha, i cili së fundi është larguar nga Tanusha, zona e thellë malore që lidhet me Kosovën dhe se ai ka përfituar statusin e azilit në një nga vendet e BE-së.