Serbise do t`i kerkohet njohja e Kosoves
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjermania e mbështet hyrjen e Kosovës dhe të Serbisë në BE si dy shtete. Por sipas ambasadorit të parë të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, BE-ja asnjëherë nuk do t`i pranojë brenda vetes dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën. Në një intervistë për “Kohën Ditore” ambasadori në largim i Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach, ka thënë se në rrugën e Serbisë drejt BE-së do të vijë edhe momenti kur ajo do të duhet ta njohë Kosovën.
Ndërkaq në pyetjen se a ekziston ende ndonjë rrezik që do të dështojë ekzistimi i Kosovës si shtet, ambasadori në largim i Gjermanisë ishte i prerë: “Jo nuk ka. Nuk ka, sepse Kosova tash njihet nga 76 shtete”.
“E di se procesi i njohjeve është ngadalësuar pak, por besoj se do të ketë njohje të reja. Ajo që për Gjermaninë është shumë, shumë, shumë e qartë është sovraniteti i Kosovës. Sa herë që dikush të flasë për prekjen e sovranitetit të këtij vendi, sa herë që dikush të flasë për ide të ndarjes së këtij vendi, sa herë që dikush flet për ndryshimin e kufijve të këtij vendi, Gjermania do ta kundërshtojë. Gjermania do të kundërshtojë, sepse është bindur se vetëm kufijtë e sigurt në këtë regjion sjellin stabilitet në Ballkan, dhe jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Evropën”, tha ai.
Sipas tij problemet e veriut do të duhej të adresoheshin pas një kohe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.