Serbia i shet Maqedonise miell kancerogjen
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Serbia ka eksportuar drejt Maqedonisë disa tonë miell me përmbajtje kancerogjene. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Qeveritare për Ushqime dhe Veterinari. Sipas agjencisë janë 1,5 tonë miell me përmbajtje kancerogjene, i cili ka përfunduar tek konsumatorët në Maqedoni. Veç kësaj sasie, kanë qenë dhe 8 tonë të tjerë të cilët janë tërhequr nga tregu.
Drejtori i Agjencisë, Dejan Runtevski deklaroi se mbi 8 tonë janë tërhequr, por ai paralajmëroi se do të ketë kontrolle masive për të verifikuar praninë e këtij mielli kancerogjen.
“Do të kërkohen dënime për importuesit e këtij mielli, edhe pse kjo sasi e mbërritur në Maqedoni ka pasur certifikatë të vlefshme dhe ka qenë në gjendje të rregullt duke plotësuar të gjitha kushtet”, theksoi Runtevski. Agjencia ka bërë të ditur se do të kërkoj të dhëna nga analizat e institutit serb lidhur me miellin e importuar në Maqedoni, që ka përmbajte të madhe të aflatoskin, i cili ka përbërje kancerogjene.