Selami tur takimesh ne PD, ende ne pritje per zonen ku do garoje
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami, i cili ka vendosur t’i kthehet politikës aktive në PD, nuk ka shumë për të thënë këto ditë të ngjeshura takimesh që ai ka zhvilluar me drejtuesit e lartë demokratë, përveç Jozefina Topallit. Dje ai është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode, por jashtë axhendës së tij nuk ka qenë as takimi me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Përpos takimeve të zhvilluara, përfshi këtu edhe nënkryetarin e PD-së, Astrit Patozi apo edhe ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, Eduard Selami nuk ka marrë ende një përgjigje përfundimtare se në cilin qark të Shqipërisë do të garojë. Deri më tash është vlerësuar gatishmëria e tij për të kontribuar sërish në PD, por negociatat për të qartësuar pozicionin e tij në të ardhmen vijojnë.
Eduard Selami deklaroi plot një javë më parë se ai ishte i gatshëm që të kontribuonte për PD-në qoftë edhe përmes kandidimit të tij si deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai do të takonte më pas kryeministrin Berisha dhe zyrtarë të tjerë të lartë, si dhe do të shkëpuste çdo marrëdhënie me Bamir Topin i cili aktualisht drejton Frymën e Re Demokratike.
Në vitin 2010, Eduard Selami tha se Bamir Topi ishte një president i suksesshëm dhe se vlerësonte jo pak kontributin e tij. Po tre vjet me parë, në një intervistë televizive, Selami lëshoi një lum pakënaqësish ndaj PD-së duke filluar që nga mënyra e votimit, që sipas tij duhej të ishte sipas parimit “një anëtar një votë” e deri tek mosfunksionimi i strukturave. Por sot, në prag të fushatës së zgjedhjeve të qershorit, për Eduard Selamin duket se kanë ndryshuar shumë gjëra, ashtu si edhe mënyra se si, ai e sheh PD-në. Deri të enjten që ai niset për në SHBA, Selami me siguri do të ketë një përgjigje.