Samsung prezanton Galaxy SIII (Foto)
Në këtë seksion: Teknologji · 8 artikuj ↓
Samsung Electronics Co. sot ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit, Galaxy SIII, i cili është më i shpejtë dhe me ekran më të madh sesa rivali i saj më i madh, iPhone. Galaxy S III është zbuluar në një ngjarje ekskluzive të kompanisë në Londër, ndërsa risitë kryesore të këtij modeli, përveç shpejtësisë së procesorit dhe madhësisë së ekranit, janë edhe njohja e fytyrës së pronarit të telefonit, fotografitë e shumëfishta brenda një shkrepje, shikimi i videove në telefon ndërsa shkruani SMS porosi, dhe më shumë se kaq. Samsung po shpreson që me telefonin e saj më të ri, t’i mbajë rivalët e saj larg nga pjesa e vet e tregut, si dhe të konkurrojë edhe më ashpër me Apple iPhone.
Për më shumë, Samsung Galaxy SIII ka një përgjigje edhe për iPhone Siri, pasi që një funksion të ngjashëm e ofron edhe ky model. Në anën tjetër, Galaxy SIII ka edhe sensorin e syrit i cili ia pamundëson ekranit që të zbeh ndriçimin.
Galaxy SIII fillimisht do të lansohet në Evropë, në fund të muajit maj, ndërsa paraqitja e këtij telefoni në SHBA pritet të ndodhë gjatë muajit dhjetor. Galaxy SIII do të vijë në dy ngjyra, të bardhë dhe të kaltër, ndërsa ekrani i saj me 4.8 inç në teknologjinë AMOLED Plus vjen me 1280 x 720 piksel. Mbështjellësi i telefonit është i bërë nga plastika e polikarbonit, në madhësi prej 136.6mm x 70.6mm x 8.6mm dhe peshon 133 gram. Kamera e pasme e telefonit është me 8 mega-piksel, ndërsa ajo e përparme me 1.9 mega-piksel. Kapaciteti i memories vjen me 16 GB dhe 32 GB fillimisht, për tu pasuar më pas edhe me 64 GB, pas vendosjes së mikro kartelës SD.