SHBA, masaker ne premieren e 'Batman'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Të paktën 14 persona kanë mbetur të vrarë në një incident me armë zjarri të verifikuar gjatë ceremonisë së premierës së filmit “Batman”, në qytetin e Denverit, në SHBA. Policia amerikane, e cituar nga radioja lokale “850 KOA”, ka deklaruar se rreth 50 persona kanë mbetur të plagosur në këtë ngjarje.
Ndërsa dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar se një person, i veshur me maksë anti-gaz, ka hapur zjarr dhe ka hedhur disa objekte që ngjasonin me bomba gazi. Një spital i afërt, Qendra Mjekësore Suedeze, është njoftuar që të bëjë gati kushtet për të pritur disa dhjetëra persona, ka raportuar kanali informativ 9News. Mësohet se agjentët e policisë kanë ndaluar një person, por sipas burimeve mediatike, mund të ketë më shumë se një vrasës. I ndaluari, raportojnë mediat, u ka thënë agjentëve se ka sasi të mëdha eksplozivi në apartamentin e tij.
Ndërkohë, një dëshmitar ka thënë për kanalin 9News se gjatë një skene të shtënash të filmit, ai dëgjoi të shtëna të fuqishme dhe pa të dilte tym, duke menduar se ishin efekte speciale “live”. “Plumbat erdhën nga muri i sallës ngjitur”, ka thënë dëshmitari.
Ndërsa një tjetër person, i cituar nga CNN ka deklaruar: “Një tip ngjiti me ngadalë shkallët duke hapur zjarr ndaj njerëzve që i dilnin përpara”. Frank Fania, nga departamenti i policisë së Aurorës, zona ku ka ndodhur ngjarja, ka deklaruar se i dyshuari është një djalë i ri dhe ka shtuar se, ndonëse nuk mund të japë moshën e saktë të tij, ai duket rreth të njëzetave.
Ndërkohë, FBI ka deklaruar se po bashkëpunon me policinë lokale, se hetimet janë ende në fazat fillestare, por deri tani nuk ka të dhëna për një sulm terrorist. Ndërsa, një banor i Denverit, i identifikuar me emrin Jenn, ka postuar në edicionin online të BBC këtë mesazh: “Aurora njihet për kuotën e lartë të kriminalitetit dhe të them të drejtën, pavarësisht fatkeqësisë, ajo që ka ndodhur nuk është një surprizë për këtë zonë”.