e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

SHBA, 60 milione dollare per Kosoven

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
SHBA, 60 milione dollare per Kosoven
Abasadorja amerikanë në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, drejtoresha e misionit të Agjencisë amerikane për Zhvillim ndërkombëtar, Maureen Shauket dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nënshkruan  sot një marrëveshje dypalëshe për mbështetje ndërmjet dy qeverive.

Me këtë marrëveshje, qeveria amerikane ofron një fond prej mbi 62 milionë dollarësh për vitin 2012, për të mbështetur një spektër të gjerë të veprimtarive të mbështetjes së USAID-it për përmirësimin e demokracisë, qeverisjes dhe zhvillimit ekonomik të Kosovë.

Fondet do të përdoren edhe për të zgjeruar mbështetjen në fushën e arsimit dhe bujqësisë.

Presidentja Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e ka vlerësuar marrëveshjen si “një ndihmë konkrete dhe të vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën, e cila është e rëndësisë së veçantë dhe luan një rol të fuqishëm në avancimin e të gjitha proceseve demokratike në Kosovë”.

Ndërsa, ambasadorja Jacobson, ka deklaruar me këtë rast se “ky investim, me vlerë miliona dollarë, pasqyron përkushtimin e sinqertë të Shteteve të Bashkuara për të mbetur mik dhe partner i Kosovës në rrugëtimin e saj drejt së ardhmes evropiane”.