e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

S&P, Beers: Greqia falimenton ne fund te 2011

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
S&P, Beers: Greqia falimenton ne fund te 2011
Kreu ekzekutiv i agjencisë së vlerësimit financiar Standard & Poor’s, David Beers, ka vlerësuar sot se Greqia do të falimentojë deri në fund të këtij viti. Deklaratat Beers i bëri nga Pekini, të cilat u përcollën me mjaft interes nga të gjitha mediat e huaja dhe ato greke. David Beers i referohet planeve për ekonominë greke që u miratuan gjatë samitit të lartë të 21 korrikut në Bruksel, për të cilin thotë se “ky plan përbën falimentimin e Greqisë pasi kjo gjë do sjellë lehtësimin e borxhit publik dhe jo larjen e plotë të tij”