e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rusia merr masa kunder sulmit te Sirise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rusia merr masa kunder sulmit te Sirise

Rusia do të dërgojë dy luftanije në lindje të detit Mesdhe për të forcuar prezencën e saj ushtarake, për arsyet e mirënjohura të situatës në këtë rajon. Agjencia shtetërore ruse e informacionit, “Interfax” raporton se një hap i tillë merret për shkak të një ndërhyrjeje të mundshme në Siri nga vendet Perëndimore. Një anije anti-nëndetëse dhe një kruiser pritet të priten të dërgohen në Mesdhe brenda pak ditëve “sepse situata e krijuar na kërkon të marrim disa masa”, citon një zyrtar rus “Interfax”. Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes nuk ka bërë ende ndonjë komentet në lidhje me publikimin e një lajmi të tillë.