Rusia do investoje gazsjellesin 'South Stream' ne Shqiperi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rusia do të shqyrtojë mundësinë e investimit në degëzimin e linjës së gazsjellësit “South Stream”, dhe nga ky investim Shqipëria do të përfitojë nga avantazhet që sjell ky burim energjie. Kjo u bë e ditur dje në takimin e zëvendësministrit të Jashtëm të Federatës Ruse, Vladimir Titov dhe kryeministrit Sali Berisha. Gjithashtu, u theksua mundësia e lehtësimit të linjave direkte ajrore për kontaktet mes dy vendeve.
Investimet
Në takimin midis kryeministrit Berisha dhe zëvendësministrit të Jashtëm të Federatës Ruse, Vladimir Titov, u diskutua kërkesa për intensifikimin kontakteve politike në nivelet më të larta dhe vizitat që pritet të zhvillohen së shpejti nga zyrtarët e lartë të të dy vendeve, në kuadër të intensifikimit të dialogut politik. Gjithashtu u diskutua dhe për vlerësimin e hapësirave të paeksploruara për bashkëpunim në veçanti në fushën ekonomike dhe atë të investimeve të ndërsjella. Zëvendëskryeministri Vladimir Titov i bëri me dije kryeministrit Berisha se ndodhet në Shqipëri për këtë vizitë, si një shenjë e dëshirës së Rusisë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve. Në këtë kuadër, sektorë si ai i hidroenergjetikes, turizmit, industrisë minerare dhe hidrokarbureve u konsideruan si fushat ku ekziston hapësirë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. Gjatë fjalës së tij zëvendëskryeministri Titov theksoi se degëzimi i linjës së gazsjellësit “South Stream” do të sjellë përfitime dhe avantazhe për Shqipërinë në fushën energjetike.
Takimi
Në vijim të takimit u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në rajon, ku u vlerësua rezoluta e fundit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara si një kontribut për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe promovimin e dialogut e bashkëpunimit në rajon. Kryeministri Berisha theksoi se është e rëndësishme që serbët dhe shqiptarët të lënë pas të kaluarën dhe të shohin përpara për të ardhmen e tyre evropiane. Veç të tjerash u vlerësua mbledhja e radhës së Komisionit të përbashkët Ekonomik Shqipëri – Rusi si një eveniment i rëndësishëm për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe u rishpreh interesi i palëve për të kompletuar kuadrin ligjor për zhvillimin e këtij bashkëpunimi. Përsa i takon bashkëpunimit shumëplanësh dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare, u theksua klima e re e bashkëpunimit midis NATO-s, BE-së nga njëra anë dhe Federatës Ruse nga ana tjetër, element ky i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe atë global. Në këtë kontekst u vlerësua bashkëpunimi i mirë që ekziston midis dy vendeve në kuadër të OSBE-së dhe nismës së Detit të Zi. Zëvendësministri Titov e garantoi Kryeministrin Berisha se Rusia do ta mbështesë aspiratën e Shqipërisë për të kryesuar OSBE-në në të ardhmen. Të dy bashkëbiseduesit rikonfirmuan interesin e të dy vendeve dhe qeverive për të zgjeruar bashkëpunimin në dobi të zhvillimit dhe të prosperitetit të ekonomive të qytetarëve të të dy vendeve.