Rritet prodhimi i domates vendase shtohen kerkesat per eksport

Rritet prodhimi i domates vendase, shtohen kerkesat per eksport
Prodhimi i domates ka shënuar një rritje në sezonet e fundit duke bërë që në tregun shqiptar të mbizotërojë produkti vendas me çmime të arsyeshme. Kultura e domates është rritur me 10% pasi edhe nga vetë sipërfaqja e madhe e serave që zë produkti duke bërë që në tregje çmimi i saj të bjerë krahasuar me kohën kur një pjesë e tregut mbulohej me produkte të importit.

Momentalisht në tregun e shumicës domatja e cilësisë së parë shitet me 50 lekë kilogrami çka sipas ekspertëve nëse prodhimi vijon me këto rrijte mund të shkojë edhe deri në 25 lekë kg. Cilësia e mirë e prodhimit shqiptar ka shtuar edhe kërkesat për ta eksportuar jashtë vendit dhe shumë fermerë të Lushnjes deklarojnë se që tani kanë lidhur kontrata për eksport në vendet fqinje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama