Rrefehet pasi vrau 9-vjecarin: Se dinim qe ne makine kishte femije
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Arrestimi i njërit prej autorëve të vrasjes së nëntëvjeçarit ka zbardhur edhe detajet e krimit të ndodhur dy ditë më parë në Mamurras. Vladimir Shkreta ka pranuar autorësinë e vrasjes, duke deklaruar se e kishte kryer krimin pas konfliktit që kishin pasur vetëm një natë para krimit me të atin e viktimës dhe xhaxhait të 9-vjeçarit. Në momentin e arrestimit të tij policia e Kurbinit ka kapur edhe një armë zjarri tip automatik, e cila dyshohet se është përdorur për krimin, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e familjes Shkreta, policia ka sekuestruar edhe tri armë të tjera zjarri, ndërsa janë ndaluar edhe poseduesit e tyre.
Arrestimi
Vladimir Shkreta është arrestuar në banesën e tij, ndërsa para se ai të arrestohej nga ana e policisë është negociuar me të, me anë të telefonit, duke e bindur atë që të dorëzohej. Vrasja e 9-vjeçarit ka shokuar autorin e krimit, i cili është shprehur se ka qëlluar mbi makinë duke e ditur se në të ishte i ati me xhaxhanë e viktimës dhe pa ditur se në makinë kishte pjesëtarë të tjerë të familjes. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit, mësohet se 33-vjeçari Shkreta ka deklaruar se “ka qëlluar në drejtim të mjetit tip volkswagen që i përkiste Muharrem Llanit, duke e ditur se në të ndodhej vetëm 26-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë, dhe se nuk ka parë që në veturë ndodhej edhe një fëmijë së bashku me nënën e tij.
I arrestuari ka bërë të ditur se ka pritur që Muharrem Llani të kthehej për në shtëpi, por pa e menduar se ai do të transportonte njëherësh edhe kunatën dhe nipin e tij 9-vjeçar. Gjatë deponimeve, Vladimir Shkreta ka cituar se, nëse do të kishte qenë në dijeni ose do të kishte konstatuar se brenda në mjet kishte edhe fëmijë, nuk do të kishte shkrehur armë, por gjithçka sipas tij ka rrjedhur shpejt duke sjellë edhe vrasjen e fëmijës 9-vjeçar, i cili qëndronte në prehrin e nënës së tij. 33-vjeçari Shkreta ka shfaqur shenja pendese për humbjen e jetës së fëmijës, por ka pranuar se prita ndaj vëllezërve Llani ka qenë e planifikuar, kjo pasi kishin pritur disa kohë që mjeti tip Wolksvagen të kthehej për në Shpërdhet, dhe zgjedhja e vendit të krimit ishte një zonë ku infrastruktura rrugore ishte e amortizuar dhe lëvizja e mjeteve kryhet me shpejtësi të vogël, pasi ky segment rrugor është në rikonstruksion.
Ngjarja
Muharrem Llani, 26 vjeç, po udhëtonte me makinën e tij nga Mamurrasi, ku ai dhe i vëllai kanë një lokal, për në shtëpi, në fshatin Shpërdhet të Kurbinit. Jo shumë larg Urës së Drojes, në afërsi të vendit të quajtur kthesa e Bushneshit, makina në të cilën udhëtonte 26-vjeçari dhe kunata e nipi i tij është qëlluar me breshëri automatike nga persona që i kishin bërë pritë dhe që mesa duket e dinin që ata do të kalonin aty në atë moment.
Personat e atentatit kanë qëndruar në një ferrë pranë rrugës dhe në momentin që ata kanë vënë re makinën e familjes Llani që vinte në drejtim të tyre, kanë nxjerrë kokën duke i qëlluar me breshëri automatike dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Për pasojë është plagosur Muharrem Llani si dhe nipi i tij Indrit Llani vetëm nëntë vjeç, ndërsa i ka shpëtuar për mrekulli atentatit nëna e 9-vjeçarit. Sipas policisë, e njoftuar në moment nga kalimtarë të rastit, është organizuar transportimi për në Tiranë i dy të plagosurve, por fëmija nuk i ka përballuar dot plagët e plumbave dhe ka humbur jetën, ndërsa transportohej për në Tiranë. Nga ana tjetër ende mbete e paqartë situata shëndetësore e xhaxhait të tij, i cili po ashtu ka marrë plagë të rënda nga plumbat dhe mbetet në rrezik për jetën, megjithë kujdesin e mjekëve.