Rifillon votimi ne njesine 5
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ka rifilluar votimi në njësinë numër 5 dhe 11, duke ulur tensionet që u përshkallëzuan në orët e fundit. Pritet të shihet nëse do të reflektohet ky qetësim edhe në njësitë 9 dhe 8. Partia Socialiste akuzoi mazhorancën për bllokim të qëllimshëm të njësisë 5 ndërkohë që deputeti socialist Erjon Braçe, deklaroi se Partia Socialiste nuk do të lejonte numërimin e votave në tre njësitë e tjera nëse nuk rifillonte numërimi në këtë njësi, e cila ka aktualisht numrin më të madh të votive nga 4 njësitë e mbetura. Braçe paralajmëroi se ata që do të pengojnë numërimin e votave do të marrim një përgjigje të plotë juridike.