Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike, pr/ligji sot në Kuvend
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
TIRANE- Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të miratuar me procedurë të përshpejtuar pr/ligjin për regjistrimin e popullisë mbi baza etnike dhe fetare. Miratimi i draftit pritet të shoqërohet me debate, e diskutime nga deputetët e pranishëm.
Aleanca Kuq e Zi ka paralajmëruar protesta para Kuvendit, kundër miratimit të këtij ligji.
Në një prononcim të dy ditëve më parë, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu informoi se të paktën 15 deputetë mbështesin nismën qytetare për të penguar me ligj deklarimin e etnisë dhe fesë, i përfshirë në formularin e regjistrimit të popullsisë, që nis në muajin tetor.
Në rend të ditës janë parashikuar dhe diskutimi dhe miratimi i disa pr/ligjeve të tjera si ai për reduktimin e nivelit të sulfurit në mjedis, pr/ligji për krijimin e akademisë antikorrupsion dhe pr/ligj për pjesëmarrjen e policisë së shtetti në misione paqëruajtëse jashtë vendit.
(s.g/BalkanWeb)