Rama ne Kamze: Nuk ju kam quajtur shpellare e cecene, Saliu ju ka futur thiken e percarjes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në një takim elektoral të mbajtur sot në Kamzë , Edi Rama tha se Berisha gënjen kur deklaron se kryesocialisti i ka quajtur banorët e ardhur në këtë zonë shpellarë apo çeçenë . Sipas Ramës, synimi i Berishës është të fusë thikën e dasisë dhe përçarjes.
“Saliu nuk e përdor votën tuaj për t’iu ndihmuar, por për të futur ‘thikën e ndasisë’, duke shpikur se unë kam thënë shpellarë. Ai nuk iu do, të gjitha janë gënjeshtra. Mirë ju, por fëmijët tuaj çfarë faji kanë që jeni në këtë gjendje? Kjo është pyetja që kam unë për ata që janë prindër dhe votojnë qorrazi për Saliun dhe PD-në, një parti familjare që punon ditë e natë për vete. Që përdori fëmijët tuaj dhe i nxori analfabete funksionalë, siç thotë Banka Botërore, jo unë. Lërini historitë, jo jemi nga veriu, jo nga jugu, të djathtë jo të majtë, bëhuni me familjen tuaj, bëhuni me interesit e komunitetin tuaj dhe atdheun tuaj,” -tha Rama.
Ndër të tjera lideri i opozitës premtoi legalizimin e ndërtimeve informale, duke akuzuar Berishën se gënjeu për dhënien e tapive.