Rama - nderkombetareve: Vazhdoni te ndikoni
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kandidat i PS-së për Tiranën, Edi Rama, ftoi komunitetin ndërkombëtar që të vazhdojnë të ndikojnë si deri më tani që procesi i numërimit të votave në Tiranë të mos ndërpritet më pa qenë i nevojshëm.
Në prezantimin e kryetarit të ri të bashkisë së Krumës, Rama shprehu falënderim të veçantë për ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, ambasadorin e BE-së, shefin e ODIHR, etj, që sipas Ramës kanë kontribuar në pasjen e një situate të qetë gjatë procesit të numërimit të votave.
"Dua të shpreh ndaj tyre jo një falënderim formal, por një falënderim të ndjerë për kontributin në këtë proces zgjedhor", tha Rama.Sipas tij, dita e nesërme do të jetë dita kur fitorja nuk do të jetë më thjesht e menduar, por do të jetë zyrtare.