Rama merr garanci: Kete here s'ka manipulime
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Lideri i opozitës, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi dhe ambasadorët e vendeve të BE-së Shqipëri. Takimi i zhvilluar në zyrën e Sequit dhe ka zgjatur më shumë se dy orë, sipas asaj që deklaroi kreu i PS-së, Rama është fokusuar tek orientimi i opozitë në fushatën zgjedhore.
“Ishte një takim me të gjithë ambasadorët e BE-së për të informuar mbi pikëpamjet tona, shqetësimet dhe pritshmërinë lidhur me zgjedhjet, ekonominë dhe të ardhmen e Shqipërisë, si një forcë që duhet të jetë një zëdhënëse e evropianizimit të rajonit dhe sigurisht dhe të aspiratës evropiane që në asnjë mënyrë nuk duhet të cenohet nga retorika e një nacionalizmi që i ka ikur koha me kohë e me vakt”, tha Rama në përfundim të takimit.
Lideri i opozitës ka theksuar se ka marrë garanci nga ndërkombëtar për një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë. “Jemi në një proces, ku mund të themi me plot gojën që çdo shqiptar që do Shqipërinë evropiane nuk është vetëm, por ka shumë miq rreth e rrotull që nuk do ta lenë vetëm Shqipërinë këtë herë”, u shpreh Rama.