e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rama me ambasadorin azer: Mbeshtetje te plote TAP-it

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rama me ambasadorin azer: Mbeshtetje te plote TAP-it

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili që nga shtatori pritet të jetë kryeministri i vendit, duket se e ka nisur tashmë punën. Rama ka dëshmuar mbështetje të plotë për projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP gjatë një takimi me ambasadorin e Azerbajxhanit, Rahman Mustafayev. Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Rama ka njoftuar për takimin duke shkruar, “Mbështetje të plotë TAP-it. Me ambasadorin e Azerbajxhanit për vazhdimin e projektit të madh”

Ambasadori i Azerbajxhanit për Shqipërinë, Rahman Mustafayev është takuar më herët edhe me kryeministrin Sali Berisha. Mustafayev shoqërohej nga Këshilltari i Presidentit të kompanisë azere të gazit e naftës SOCAR, Murad Heydarov, dhe  Zv/Presidentin e BP pranë Konsorciumit të Shah Deniz, John Baldëin.