Rama fton LSI-ne ne koalicion parazgjedhor. Kater arsyet e bashkimit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Deklaratat - Prej kohësh Rama kishte lënë të hapur mundësinë e rikthimit të LSI-së në koalicionin e drejtuar nga PS-ja
Marrëdhëniet - Deklaratat e Ramës përkonin dhe me takimet që ai zhvilloi me Metën gjatë vitit të shkuar
Ndërkombëtarët -Mblesët realë të këtij koalicioni duket se u bënë përfaqësuesit kryesorë të së majtës europiane
Apeli - Të vijë në rrugën e natyrshme të bashkimit me PS-në, si dy forca të së majtës shqiptare dhe të familjes socialiste europiane
Koha - “Kur politika nuk e kapërcen dot të shkuarën, e shkuara mban peng politikën dhe përmes politikës pengon njerëzit të ndryshojnë të ardhmen”
Edi Rama deklaroi dje, se arsyet e bashkimit me LSI-në janë siguria dhe mbrojtja e votës, siguria për rotacionin politik nëpërmjet votave të LSI-së, bashkimi i së majtës shqiptare dhe siguria për zbatimin e programit qeverisës të vendit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u dha fund spekulimeve mediatike dhe konfirmoi zyrtarisht faktin se Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të jetë pjesë e një koalicioni parazgjedhor për të bërë të mundur rotacionin politik dhe rilindjen e Shqipërisë.
Ftesën për koalicion parazgjedhor Metës, Rama vendosi t’ia bënte nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pas dy ditëve konsultimesh formale dhe informale me drejtues të PS-së, të cilat janë shoqëruar me presionin e fortë të bazës socialiste, e cila është shfaqur kryesisht e hutuar nga ky zhvillim. Tensioni që po shoqëron këtë lëvizje të rëndësishme brenda së majtës u ndie dhe te Rama. Pak çaste përpara se ai të komunikonte për median dhe deputetët e grupit të tij parlamentar këtë zhvillim, nuk harroi të merrte frymë thellë, duke bërë një gjest të qartë të “sikletit” për kumtin që do të lëshonte, duke qenë i vetëdijshëm se një pjesë e sallës nuk e aprovonin në vullnet të lirë këtë lëvizje. Më pas vijoi leximin e deklaratës së përgatitur, e cila qëndronte në dy shtylla për të përligjur këtë aleancë, atë të mbrojtjes së votës së shqiptarëve dhe që rotacioni i shumëpritur nga të majtët në vend të kryhej.
Argumentet
Si fillim, Rama preferoi të ndante argumentet që e shtynin PS-në të ndërmerrte një nismë të tillë, duke i ofruar koalicion parazgjedhor një partie që “de jure” ishte ende pjesë e qeverisë Berisha. Si fillim, kreu i socialistëve theksoi faktin se ftesa vinte si pasojë e nevojës që vota e shqiptarëve të mbrohej më 23 qershor dhe më pas PS-ja dhe programi i saj qeverisës të fitonin në kuadër të interesit kombëtar dhe atij publik. “Prandaj e ftoj sot, drejtpërdrejt dhe publikisht LSI-në, që tanimë që largimi nga qeveria është pranuar si fakt i kryer prej vetë kundërshtarit tonë politik, të vijë në koalicionin tonë parazgjedhor, duke hyrë në rrugën e natyrshme të bashkimit me PS-në, si dy forca të së majtës shqiptare dhe të familjes socialiste europiane”, theksoi Rama, duke shtuar se ai ishte i vendosur për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së shkuarës, të cilat i kishin dhënë mundësi Berishës të qeveriste vendin tetë vite, në mënyrë të padrejtë.
“Do të ishte jo vetëm krejt e panatyrshme, por edhe e pafalshme përpara Shqipërisë dhe historisë që sot, ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, të mos bënim gjithçka kemi në dorë për të rihapur rrugën e bashkimit që siguron votën e shqiptarëve më 23 qershor, duke ia kthyer shumicës reale të popullit, të drejtën e qeverisjes së vendit”, theksoi Rama, duke shtuar se sot e majta duhet të bashkohej për të fituar.
E shkuara
Rama u parapriu dje qëndrimeve kundërshtuese të kësaj aleance, duke theksuar faktin se ishte në dijeni për të shkuarën e trazuar të këtyre forcave në vitet e fundit. Por ai kërkoi mirëkuptim në emër të një tabloje më të gjerë, që lidhej me vetë fatin e të majtës në zgjedhjet e qershorit, në kuadër të misionit për të rilindur vendin. “Kur politika nuk e kapërcen dot të shkuarën, e shkuara mban peng politikën dhe përmes politikës pengon njerëzit dhe popujt të ndryshojnë të ardhmen. Historia mëson se ky kapërcim nuk është çështje konsensusi por bindjeje. Nuk është çështje që trajtohet me moralizime apolitike, por që adresohet me vizion politik. Nuk është çështje që zgjidhet me mjetet e të shkuarës, po që zhvillohet mbi interesat e së ardhmes”, duke theksuar dhe faktin që ai nuk priste që sot t’i jepnin të gjithë të drejtë.
Arsyet e aleancës:
Mbrojtja e votës - Aleanca mes PS-së dhe LSI-së, sipas Ramës, do të arrinte të ndalte mekanizmin e manipulimit dhe do të ruante më mirë votën e shqiptarëve.
Arritja e rotacionit - Rama theksoi se kjo aleancë do të arrinte të vendoste në vend padrejtësinë elektorale ndaj së majtës dhe do të lejonte që përmes fitores të zbatohej programi i Rilindjes.
Bashkimi i së majtës - Kreu i PS-së theksoi se kishte ardhur koha që e majta të hapte një tjetër kapitull bashkëpunimi, nisur dhe nga problematika që kishte pasur në të shkuarën.
Zhvillimi i vendit - Rama theksoi se vendi kishte nevojë për Rilindje, si pasojë e degradimit të vazhdueshëm të pushtetit që kishte sjellë rrënimin e vendit në çdo aspekt.
LSI hesht zyrtarisht
Naço: Më mirë të dalim vetëm, respektoj forumet
Lëvizja Socialiste për Integrim ka preferuar të marrë kohë përpara se të shprehet zyrtarisht, si për largimin nga koalicioni qeverisës dhe po kështu për t’iu përgjigjur ftesës së Ramës për bashkëpunim. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, nuk ka preferuar të bëjë asnjë deklaratë publike në lidhje me lëvizjet e rëndësishme të skenës politike, ku sigurisht ai është aktori kryesor. Por eksponentë të tjerë të kësaj force politike, kanë preferuar ta konsiderojnë këtë zhvillim të rëndësishëm si normalitet, dhe si një veprim të pritshëm mes dy forcave politike të majta. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, zhvillimet janë kontribut i lëvizjeve të Metës për të qenë i hapur për bashkëpunim dhe larg llogoreve të ndara. “PS-ja është përfaqësuese e opozitës në këtë vend dhe bashkëpunimi me të është normalitet; mosbashkëpunimi do të ishte anormalitet. Ndërkaq, deputeti i LSI-së, Nasip Naço deklaroi se ai ishte i mendimit që partia e tij të dilte e vetme në zgjedhje, por tha se do të zbatonte vendimet e forumeve.
Mendimi im është të hyjmë të vetëm në zgjedhje, pasi nuk bëhemi pas patericë e njërit as për karburant të tjetrin, të hyjë të barabartë dhe të dalim fitues. Ky është mendimi im për qarkun e beratit. megjithëse unë do zbatoj vendimin, siç kam bërë me marrëveshjen me PD”, shtoi Naço.