e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rama, Topallit: Doje Kurban kongres, po s’te doli

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rama, Topallit: Doje Kurban kongres, po s’te doli
Kreu i PS-se, Edi Rama ka reaguar ne Twitter per etiketimin qe kryeparlamentarja Jozefina Topalli i beri Kongresit te PS-se, duke e quajtur Kurban Kongres. “Kurbankongres Jozefinë? Ashtu do ta doje po s’të doli! Të enjten në librari. Ço dikë ta bleje jo vetë, se bllokon trafikun me eskortën tren”- shkruan Rama, ne profilin e tij ne rrjetin social Twitter, duke iu pergjigjur Topallit. Deklarata e Topallit u be pas vizites qe zhvilloi dje ne dreke  ne seline e Komunitetit Mysliman. Pyetjes se medias per nje koment lidhur me Kongresin e PS, ajo i eshte pergjigjur ne ikje e siper “Kurban Kongres”, duke bere nje paralelizem mes tij dhe librit me te fundit te nxjerre nga lideri socialist Edi Rama, “Kurban”.