e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rama: Qe pas largimit nga PS, Nano i ka sherbyer qeverise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rama: Qe pas largimit nga PS, Nano i ka sherbyer qeverise
Lideri i opozitës shprehet se nuk ka asnjë personale me presidentin e sapozgjedhur Bujar Nishani por problemi është tek procesi. “Nuk kam asgjë personale me ministrin që u bë president por kam një arsye të fortë parimore dhe politike për të këmbëngulur që presidenti nuk mund të kthehej në një ministër të qeverisë”, tha Rama në një intervistë Ilir Babaramo.

Lideri socialiste shprehet se nëse do të ishte kryeministër, Kuvendi do të kishte zgjedhur president konsensual. “Nuk do isha ngritur nga tryeza pa marrë konsensusin e opozitës.

Me zgjedhjen e njëanshme të kreut të shtetit, Rama ka nënvizuar se vendi rrezikon të humbasë për të tretën herë marrjen e statusit kandidat. “Shqipëria po damkoset nga shumica qeverisës”, tha ai. “Kështu do të ndodh përderisa nuk u dëgjuar zëri i familjes evropiane dhe SHBA-ve”.

Kreu i PS-së shprehet se ka paraqitur në tryezën e diskutimit me maxhorancën sugjerimin e Islamil Kadaresë për president, Sandër Lleshin. “Kam paraqitur sugjerimin e Kadaresë. Ai (Lleshi) njihet për simpati apo qasje në të djathtë por nuk është militant apo i dashuruar me politikën”, tha Rama.

Sipas Ramës propozimi i Nanos në tryezën e diskutimit me partitë e koalicionit qeverisës ishte “sa për të larë gojën”. “Ishte i formës për të larë gojën, ishte në kontekstin e një momenti të bisedës kur po flitej për pamundësinë për zgjedhjen e presidenti politik. Idrizi u shpreh në mbështetje të Artan Hoxhës por kishte rezerva dhe sa i takon një figure politike propozonte Nanon”.