e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rama: Partnerë ndërhyni sa nuk është vonë

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rama: Partnerë ndërhyni sa nuk është vonë
TIRANË- 'Miq dërkombëtarë ndërhyni për të ndalur masakrën zgjedhore të KQZ',- ka qënë thirrja e kreut socialist drejtuar ndërkombëtare për situatën postzgjedhore të krijuar ndë vend. Ndërkohë që ka theksuar se KQZ po vepron në kundërshtim të Kushtetutës ndaj opozita do të njohë vetëm Kushtetutën e Shqipërisë.

‘Ne do njohim vetëm Kushtertutën e Shqipërise dhe do mbrojmë atë. Falenderoj ambasadorët e huaj si dhe si zotin Gordon dhe bashkohemi me deklaratat e tij. I sigurojmë SHBA se dhuna nuk është rruga jonë, por i kërkojmë që të mos e lënë Shqipërinë vetëm ku po e shtyjnë kryeministri mes dhunës së KQZ dhe pritave si ajo e ndjeshme. Populli shqiptar meriton në demokraci. Ajo që po ndodh sot KQZ ajo që ndodhi mbrëmë më protestuesit shkon në drejtim të kundërt me të drejtat e shqipëtarëve. Miq ndërkombëtarë ndërhyni sa më parë për të ndalur masakrën zgjedhore’,- deklaroi Rama.

Duke sjellë në vemëndje të oponionit publik dhunën e ushtruar nga uniformat blu ndaj dy protestuesve të rinj socialist, Edi Rama i ka bërë thirrje krerëve më të lartë të policisë që të distancohen nga këto veprime pasi përgjegjësia do të bie direkt me to, ndërkohë që ka akuzuar drejtpërndrejt kryeministrin se ka urdhëruar rrahjen e tyre.

“Saliu ka rrahur barbarisht dy djem opozitar duke i bërë prita para Ministrisë së Drejtësisë kur po ktheheshion në shtëpi. Trupat e tyre të masakraur janë tërheque në drejtorinë e policë dhe pastaj nga frika janë cuar në spitalin ushtarak. Në vend që të ndalohen horra me maskat e policisë janë shpallur të ndaluar djemt e rrahur. I bëjmë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj dhe drejtorit të Policisë së Tiranës Sajmir Muca se do jenë ata dhe vetëm ata përgjegjsit për këtë dhunë në rast se nuk nxjerrin para dhunuesit e protestuesve”,- bëri thirrje kreu i PS.

Rama ka paralajmëruar se veprimet e dhunës dhe të pegmarrrjes së KQZ po e detyrojnë opozitën për rezistencë, ndërkohë që ka theksuar faktin se duhet bërë gjithcka që në vend të mos ketë turbëllira post zgjedhore, pasi sipas tij ka fituar dhe kjo është parë nga të gjitha.

'Saliu frymezuesi që ka marrë peng Tiranën dhe ka marrë peng KQZ duhet ta ketë të qartë se përmes dhunës po na bind për një rezistence opozitare, nëse nuk ndalet nuk do ta njohin qeverinë dhe parlamentin e tij. Sot duhet të bëjmëë patjetër gjithcka që Shqipëria të mos hedhë hapa pas, sepse mund të bëjë turbëllira zgjedhore. Populli mund të vidhet por jo të tridhet, opozita shqiptare është me popullin, opozita dha kontributin e mundshëm për proces zgjedhor të lirë dhe fituam në sytë e milionave shqiptarëve, kemi qënë të gatshëm për mirëkutpim midis shqiptarëve, por nuk pranojmë një rezultat kur njeriu voton i lirë, por vota i ndryshohet”,- deklaroi kryetari i PS dhe njëkohëshist kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Edi Rama.