Rama: Pa Nina Mulen nuk do kishim yje te vokalit operistik, u prehte ne paqe
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas vdekjes së sopranos Nina Mula në orët e mëngjesit ka reaguar kryetari i partisë Socialiste Edi Rama. Kreu i PS-së ka shprehur ngushëllimet e tij në rrjetin social “Twitter”. Rama në “Twitter” shprehet: “Pa Nina Mulën s'do kishim Inva Mulën dhe të tjera yje të vokalit operistik shqiptar. Një grua e pedagoge e admirueshme. U prehtë në paqe”. Nina Mula u shua sot nga jeta në moshën 80-vjeçare.