e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rama: Nishani, i varur koke e kembe nga Berisha

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rama: Nishani, i varur koke e kembe nga Berisha

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi menjëherë pas zbardhjes së takimit mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Rama shprehet se nuk ka asnjë fije besimi në atë çka deklaron Presidenti, pas sipas tij, nuk mund të promovojë gjyqtarë të pavarur një President i varur kokë e këmbë nga Kryeministri”

“S’mund të promovojë pavarësinë e institucioneve një institucion që varet nga qeveria siç është Presidenca e Nishanit, një ministri si të tjerat! S’mund të promovojë as shkëlqimin e marrëdhënieve me SHBA një President që përzgjedh drejtorin e SHISH pa asnjë konsultë me aleatin e madh!”- shkruan Rama në Twitter.

Në takimin e sotëm, Presidenti Bujar Nishani i tha ambasadorit Arvizu se, prioritetet e tij janë pavarësia e sistemit gjyqësor si dhe rritja e besimit të gjyqtarëve tek sistemi i drejtësisë.