e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rama: Nese Jozefina flet si Koliqi, Enveri shkruante si Kadareja

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rama: Nese Jozefina flet si Koliqi, Enveri shkruante si Kadareja
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është përfshirë së fundmi në debatin mes Presidentit të vendit Bamir Topi dhe kryeparlamentares, Jozefina Topalli për përdorimin e dialektit verior. Kreu i PS-së ka zgjedhur të reagojë me anë të rrjetit të tij social "Twitter" duke u pozicionuar në favor në Presidentit mbi gjuhën e përdorur nga kryetarja e Kuvendit. "Jozefina thotë flas si Koliqi pse është nga Shkodra, kësaj i thonë që Enveri shkruante si Kadareja meqë qe nga Gjirokastra!", shkruan Edi Rama në adresën e tij personale në rrjetin social "Twiter".