Rama: Konsensusi deshtoi, s’mbeshtesim kandidatin e oborrit te qeverise
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tryezë e dështuar. Me këto fjalë e ka përshkruar kryetari i PS-së, Edi Rama, takimin 3-orësh me kryeministrin Sali Berisha në kërkim të konsensusit. Në një komunikim për mediat, menjëherë pas daljes nga kryesia e Kuvendit, Rama tha se “qeveria erdhi me një ofertë të kufizuar të oborrit të saj, që ia bënte të pamundur opozitës mbështetjen me votë të çdo kandidature”. Kandidatin e mazhorancës, Artan Hoxha, kreu i opozitës e ka cilësuar si të dalë nga oborri i pushtetit, ndërsa pohoi se Partia Socialiste nuk do të mbështesë asnjë kandidaturë të njëanshme.
Zoti Rama, si përfunduan negociatat?
Bëmë një përpjekje të gjatë për t’i dhënë shqiptarëve atë që meritojnë. Fatkeqësisht, nuk gjetëm atë mirëkuptim që duhej të shprehte qeveria shqiptare, e cila besoj e kupton fare mirë që moszgjedhja e një presidenti konsensual është një sinjal negativ për BE dhe zhvillim, që nuk parathotë gjëra të mira për statusin e kandidatin në BE. Paraqitëm vizionin tonë dhe unë u përpoqa të shpjegoj se çka kërkojmë ne, si opozitë shqiptare nuk është një president i opozitës, por është një proces i dakordësuar për një president konsensual.
A është e vërtetë që zoti Hoxha është kandidat?
Zhvillimi i tryezës ishte i tillë që e bëri të pamundur shtjellimin e dialogut dhe bashkërendimit të energjive për të arritur zgjidhje konsensuale. Qeveria erdhi me një ofertë të kufizuar të oborrit të saj, e cila ishte një ofertë që ia bënte të pamundur opozitës mbështetjen me votë të çdo kandidature.
Por zoti Hoxha vjen nga shoqëria civile?
I sqarova Berishës se çka ishte e domosdoshme, që të arrinim një kandidaturë me konsesus. Ne kërkuam me këmbëngulje që të kontribuonim me votë që të përmbusheshin kriteret. Ne s’mund të mbështesim kandidatura të njëanshme, që s’besoj se janë kandidaturat që i duhen vendit. Zgjedhja ishte e qartë: mes konsensusit dhe një emri. I thashë Kryeministrit që s’mund të sakrifikonim konsensusin për një emër. Vetë Zaganjori e kuptoi se konsensusi ishte më i rëndësishëm se emri i tij. Këtë gjë, mbase kuptoi ose jo Kryeministri. Por ai nuk arriti dot të ngrihet mbi një emër, sepse cilido nga ata emra është i dalë nga oborri i pushtetit.
A ka propozuar në këtë tavolinë Partia Socialiste emra?
Ne jemi angazhuar me mish e shpirt në fatin e Shqipërisë europiane. Sot, fati i Shqipërisë është goditur me moskonsensus, por kam frikë se nuk gaboj, kur them se me zgjedhje të njëanshme të Presidentit, qeveria ka zgjedhur mes interesave të oborrit dhe fatit të Shqipërisë. Uroj të jem unë i gabuar.
Zoti Rama, do shkoni nesër (sot) në Kuvend?
Nuk do e mbështesim një kandidaturë të njëanshme. Ne urojmë që gjatë këtyre orëve të ketë një reflektim, gjë që, mesa duket, nuk ka gjasa të ndodhë. Nëse jo, le ta votojnë vetë dhe përgjegjësinë ta marrin vetë.
Cilët janë dy emrat që keni propozuar në tryezë?
Nuk kemi kërkuar që të merren në konsideratë emrat tanë, por fakti që në asnjë moment nuk u ra dakord për kornizën, e bëri të pamundur këtë. Pasi është normale që shumica të bënte propozimet e ne të jepnim mendimin. Por brenda një kufiri. Pasi ne nuk votojmë dot një produkt të jetës politike qeveritare.
A keni bërë propozim konkret?
Ne jemi pakicë në Kuvend, ndaj nuk është garë mes nesh dhe opozitës. Është garë e Shqipërisë me vetveten dhe uroj që pas këtyre zhvillimeve, provimi i 12 tetorit të mos jetë i humbur.