RAMA E VERIUT/ Banoret me syte nga qielli, jane pa ushqime dhe pa energji elektrike
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Banorët në veri me sytë nga qielli: Jemi në pritje të ndihmave!
Si për ironi të fatit ditën e djeshme është ndërprerë edhe fluturimi i helikopterëve me ndihma drejt zonave të bllokuara nga dëbora. Në këto ditë kaq të vështira për banorët në komunat e thella që presin me sytë nga qielli jo vetëm për përmirësimin e motit por edhe për ndihmat e premtuara, pakot me ushqime e ilaçe dje nuk kanë mundur të mbërrijnë në destinacion. Njësitë e helikopterëve nuk kanë arritur tu shkojnë në ndihmë banorëve të zonave të prekura nga bora për shkak të kushteve të motit të keq. Sipas burimeve zyrtare, regjimenti i helikopterëve ka ndërprerë fluturimet e dërgimit të ndihmave ushqimore në zonat e bllokuara nga dëbora. Drejtuesit e Regjimentit thonë se moti i keq, reshjet dhe stuhitë pengojnë lëvizjen e mjeteve në ajër. Ata thonë se puna do rinisë sapo moti të përmirësohet, ndërsa mjegulla dhe era e fortë konsiderohet tepër e rrezikshme për jetën e pilotëve, te cilët përgjatë disa misioneve të tilla në ditët e kaluara disa herë i kanë kaluar fare pranë vdekjes.
Ndërprerja e furnizimeve me ushqime
Megjithatë banorët e zonave të thella në Tropojë, përfshi Lekbibajt, Valbonën, dhe komunën Margegaj, theksojnë se ditën e djeshme për të paktën 4-5 orë, në këtë zonë ka pasur ndërprerje të reshjeve të borës dhe përmirësim të kushteve atmosferike deri tek moti me diell, çka ka qenë e përshtatshme për fluturim. Megjithatë, më kot banorët kanë mbajtur sytë nga ajri pasi asnjë ndihmë nuk ka mbërritur në një kohë kur lëvizja në rrugë tokësore është e pamundur. “Sot është e pamundur të fluturohet. Retë janë shumë të ulëta, megjithatë pilotët janë gati dhe në rast se krijohet qoftë edhe një mundësi e vetme, ne do ta realizojmë misionin. Pilotët tanë kryen gati 8 misione, por kushtet e motit nuk po lejojnë që ne të ndërhyjmë. Ne kemi programuar të gjitha masat për të vepruar, për të ndihmuar menjëherë sapo të përmirësohen kushtet e motit”, ka thënë Dhori Spirollari, komandant i Forcave Ajrore.
Fluturimet ndërpriten deri të mërkurën
Operacionet nga ajri u urdhëruan të bllokohen të shtunën, ndërsa pritet që nëse kapriçot e motit rezultojnë të njëjta me parashikimet e Forcave të Ushtrisë të mos ketë fluturime deri të mërkurën. Pilotët e bazës ajrore në Farkë kanë kryer për gjatë 12 ditëve të shkuara ndërhyrje për shpërndarje ndihmash ushqimore në fshatin Trebisht të Librazhdit, në Ostren, në Klenjë, në Zall Reç e në Derjan.
Ministria e Brendshme fond 400 mln lekë për zhbllokimin e rrugëve
Ministria e Brendshme rakordoi dje fondin prej 400 milionë lekësh me qëllim hapjen e rrugëve nga bora në qarqet që prej ditësh janë mbuluar nga bora. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani bëri të ditur se paratë që jepen nga fondi i kësaj ministrie janë destinuar vetëm për hapjen e rrugëve. “Fondi do vihet në përdorim nga administrata e këtyre qarqeve për të kontaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për hapjen e rrugëve komunale dhe atyre në bashki do të jepet vetëm për hapjen e rrugëve”. Nishani theksoi më tej se ky fond do t`u vihet në dispozicion administratave të qarkut të Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës për t`u përdorur për kontraktimin e mjeteve që do të punojnë për pastrimin dhe hapjen e rrugëve të bllokuara.
Në kushtet kur veriu i vendit, verilindja dhe juglindja janë në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të izolimit nga dëbora, Ministria e Brendshme deklaroi gjithashtu se po vijon organizimi dhe drejtimi i operacioneve të ndihmës në të gjithë territorin e zonave të bllokuara nga dëbora. Zëdhënësi i MB-së Fatmir Konja gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme theksoi se për hapjen për komunikim të të gjitha akseve kombëtare dhe rurale të bllokuara nga reshjet e dëborës janë angazhuar 49 borëpastruese, 40 fadroma dhe disa mjeteve me zinxhirë të ushtrisë. “Ekipi i helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë ka realizuar 38 fluturime për transportin e qytetarëve në emergjencë shëndetësore në rrethet Tropojë, Malësi e Madhe dhe Kukës.
Flota e helikopterëve të Forcave të Armatosura ka realizuar 8 misione fluturimi për furnizimin me mallra ushqimore dhe higjienike në rrethet Librazhd dhe Peshkopi’, tha zëdhënësi i MB-së. Ai bëri me dije se mjetet e mekanizuara të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes kanë transportuar dhe shpërndarë 1120 pako ushqimore në rrethet Pukë, Tropojë dhe Kukës. Konja sqaroi se monitorimi dhe komunikimi me të gjitha rajonet kryhet nëpërmjet kryetarëve të komunave me pikat e kontaktit në çdo shtab prefekture dhe me shtabin qendror të emergjencave në numrat: 2233106, 2233090 dhe 0694110198.
Në Peshkopi shpallet emergjenca
Peshkopia është mbuluar nga 1.5 metra dëborë dhe në disa zona trashësia ka shkuar në dy metra duke bërë të pakalueshme pothuajse të gjitha rrugët rurale. Lëvizja është vështirësuar si në rrugët e qytetit në të cilat megjithëse bëhet pastrimi, sërish mbushen nga reshjet e shumta deri të rrugët nacionale dhe ato rurale. Me dhjetëra komuna janë të bllokuara dhe situata e krijuar në këto zona është diskutuar në mbledhjen e shtabit të emergjencës ku ishin të pranishëm edhe deputetët e qarkut. Drejtuesit e pushtetit vendor kanë paraqitur kërkesat për ndihmë për shkak se shumë familje kanë vështirësi shumë të mëdha për ushqime, ilaçe. Situata po rëndohet edhe më shumë për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike nga defektet apo këputja e linjave nga pesha e dëborës.
Dukagjini dhe Vermoshi tërësisht të izoluar
Në Dukagjin dhe Vermosh trashësia e borës ka arritur 3 metra dhe të gjitha rrugët janë totalisht të bllokuara. Dje paradite kanë nisur stuhi bore në Pukë, Kukës. Në Dibër temperatura ka shënuar -13 gradë Celsius ditën e djeshme. Në juglindje bora vijon të krijojë probleme në Dardhë ku aksi Korçë-Dardhë vijon të jetë i bllokuar ndërsa të izoluara paraqiten Lekasi, Vithkuqi, Trebinja. Megjithatë mbeten ende të bllokuara fshatrat e komunave Velçan e Proptisht në rrethin e Pogradecit, në komunat Çlirim dhe Novoselë të rrethit të Kolonjës si dhe në fshatrat e komunës Miras të Devollit.
Bora mbi çati, shembet shtëpia në Gramsh
Ditën e djeshme Shembet një shtëpi në fshatin Grabovë e Sipërme në Gramsh. Shkak për shembjen e saj është bërë dëbora e madhe mbi çati, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Raportohet se në këtë banesë jetonin 5 persona, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Në Gramsh u njoftua dje paradite se janë bllokuar nga bora 7 fshatra të komunës Poroçan. Lajmi konfirmohet nga nënkryetari i Komunës, Maliq Buzani. Por, sipas parashikimit të motit kjo gjendje do të zgjasë disa ditë. Pritet që edhe në ditët në vijim qarkullimi i automjeteve të mbetet problematik.
Shqipëria një hap nga kolapsi i fatkeqësisë natyrore
Veriu në pushtetin e 3 m dëborë, shtohen emergjencat për ushqim e ilaçe
Dëbora asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e pamëshirshme ndaj Pukës, Kukësit, Dibrës, Bulqizës e Tropojës dhe qyteteve të tjera që bashkë me zonat e thella të tyre janë kryqëzuar përfundimisht nga përkeqësimi i motit e janë bllokuar tërësisht nga plot 3 metra dëborë. Edhe pse banorët në këto anë çdo vit tjetër i kanë marrë masat për ta kaluar në kushte minimale përkeqësimin e motit këtë vit koha ka qenë pabesë me ta. Pa ushqime, pa ndihma, pa ilaçe, pa ngrohje e në prag të një fatkeqësie natyrore gjendet sot veriu i Shqipërisë ndërsa dëbora vazhdon të bjerë e rrugët janë tërësisht të bllokuara. Të gjitha zonat e thella në veri me komuna, fshatra e shtëpi të rënduara nga dëbora vijojnë të qëndrojnë të bllokuara nga reshjet e borës që kanë arritur trashësinë rreth 3 m në zonat e thella malore dhe mbi 1.5 m në qytet. Kjo situatë po vijon prej 13 ditësh duke shkaktuar emergjenca të shumta. Banorët nga zonat e thella apelojnë për hapje të rrugëve pasi u kanë mbaruar furnizimet me ushqime dhe ilaçe. Banorët përballen me mungesën e ujit të pijshëm për shkak të ngricave në tubacione, ndërsa mungon energjia elektrike në disa fshatra. Mungesa e energjisë raportohen në rrethin e Kukësit, lagje të Korçës, dhe shumë komuna të saj.
“Po shemben shtëpitë prej dëborës”
Kryetari i bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj, raportoi ditën e djeshme se, “gjatë dy ditëve të fundit, një problem shumë serioz është shfaqur tek çatitë e banesave, pasi janë rënduar nga trashësia e dëborës dhe rrezikojnë të shemben”. Sipas tij, i gjithë qyteti i Pukës është i përfshirë në një situatë të vështirë, pasi reshjet e dëborës që vazhdojnë të bien, e kanë çuar trashësinë e saj në mbi një metër. “Pas një inspektimi të përgjithshëm me grupin e punës së bashkisë, me mbështetjen e sektorit të Mbrojtjes Kundër Zjarrit në qytetin e Pukës, duke përdorur shkallët e larta të zjarrfikësve, është bërë e mundur ndërhyrja në çatitë e atyre banesave që kanë qenë më të rrezikuara duke ia larguar shtresën e dëborës, trashësia e së cilës ka qenë mbi 2 metër”, tha Arifaj. Mjetet e bashkisë vazhdojnë të ndërhyjnë gjatë të gjithë kohës për të mbajtur të hapur akset kryesore komunikuese të qendrës së qytetit, ndërkohë që në zonën periferike dhe ato që lidhen me akset komunat përreth, gjendja është edhe shumë më e rënduar. Në Trebisht të Dibrës janë dëmtuar çatitë e disa shtëpive kurse në Shalë është shembur një shtëpi dhe një shkollë.
Kreu i komunës Shalë raporton se banorët kanë vetëm për 3 ditë rezerva ushqimore ndërsa në Kukës mbërritën dje ndihma ushqimore.
Rreziqet nga ortekët, banorët kërkojnë të evakuohen
Reshjet e rëna me intensitet në veri të vendit ka bërë që shumë komuna në veri të vendit të kërkojnë evakuimin e banorëve. Shkak për këtë alarm është bërë rreziku nga ortekët, por edhe mungesa e ushqimeve, mungesa e medikamenteve dhe rastet e emergjencës. Alarmi ka ardhur nga Tropoja. Problemi kryesor mbeten jo vetëm mungesa e ushqimeve, e ujit të pijshëm, por edhe rreziku nga ortekët. Që prej natës së mbrëmshme trashësia e dëborës është rritur ndjeshëm, jo vetëm në zonat malore, por tashmë të izoluar paraqiten edhe banorët në qytetet veriore. Po ashtu, është shtuar edhe numri i emergjencave, numri i familjeve që kërkojnë ndihmë për ushqime dhe medikamente, sidomos në qarkun e Kukësit, të Dibrës, Korçës, në Malësi të Madhe, e sidomos në atë të Pukës. Shumë komuna dhe fshatra të tyre bëjnë apel që të furnizohen me rezervat ushqimore dhe medikamente, pasi shumë fëmijë dhe të moshuar janë në gjendje të rëndë, të izoluar nga reshjet e dëborës. Komuna Kalaja e Dodës bën kërkesa për rezerva ushqimore për 150 familje, ndërsa 200 familje në këtë komunë nuk kanë drita dhe ushqime. Edhe në Zallreç janë totalisht të bllokuar e nuk ka komunikim, ndërsa 40 familje kanë bërë apel për ndihma. Në Kukës, trashësia e dëborës është rritur me 30 cm dhe temperaturat kanë rënë në minus 7 gradë celcius.
Policia e shtetit: Ja situata në rrugët e vendit
Situata në akset rrugore në shkallë vendi nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton e vështirë në disa qarqe veriore të vendit ndërsa harta e problematikës është shtrirë dhe në juglindje. Edhe gjatë ditës së djeshme Policia e Shtetit rekomandoi që të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik-Kukës-Morinë dhe Burrel- Bulqizë–Peshkopi.
Kukës
Morinë–Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
Kukës–Krumë, i pakalueshëm
B.Curri–Qafë Morinë, i pakalueshëm,
B.Curri–Fierzë, i pakalueshëm
B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm
Krumë–B. Curri, i pakalueshëm
Krum–Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
Kukës– Topojan, i pakalueshëm
Ujmisht–Lusen–Bushtricë-Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm
Shëmri–Qafë Shllak, i pakalueshëm,
Topojan–Shishtavec, i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë.
Dibër
Peshkopi–Bulqizë–Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
Klos–Burrel–Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,
Bulqizë–Shupenzë–Ostren, i pakalueshëm,
Krastë–Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
Peshkopi-Sllovë–Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
Peshkopi–Muhurr–Aras, i pakalueshëm,
Arras–Zall Dardhë–Reç, i pakalueshëm,
Stëblevë–Librazhd, i pakalueshëm,
Arras–Lurë, i pakalueshëm.
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm.
Shkodër
Shkodër–Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë
Shkodër–Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë
Shkodër–Koman, i kalueshëm me zinxhirë
Qaf Çelë-Pukë-Fushë Arrës, i pakalueshëm
Fushë Arrës-Qafë Mali-Qafë Shllak, i pakalueshëm
Fushë Arrës–Gjegjan–Shpal, i pakalueshëm,
Koplik–Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë
Koplik–Razëm, i pakalueshëm,
Bogë–Theth, Selcë–Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
Akset në drejtim të Dukagjinit, të pakalueshme,
Qafë Mali–Dardhë–Fierzë, i pakalueshëm,
Fushë Arrës–Iballë, i pakalueshëm.
Trashësia e dëborës ne zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m.
Lezhë
Rubik–Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
Mirditë–Shpal–Fushë Arrës, i pakalueshëm
Zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës janë të pakalueshme.
Të gjitha akset rrugore nacionale ne Lezhë janë të kalueshme.
Tiranë
Qafë Krraba i kalueshëm pa zinxhirë
Dajti i kalueshëm pa zinxhirë
Elbasan
Librazhd-Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë
Elbasan–Qafë Krrabë, i kalueshëm,
Librazhd–Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Korçë
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore dhe erë të fortë
Kapshticë-Korçë-Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë
Boboshticë–Dardhë, i pakalueshëm,
Korçë–Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë
Korçë– Ersekë–Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë
Korçë–Goricë, i kalueshëm me zinxhirë
Berat
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Gjirokastër
Kakavijë-Gjirokastër–Tepelenë kalohet pa zinxhirë
Tepelenë–Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë
Përmet-Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë
Jorgucat-Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë
Vlorë
Momentalisht ka reshje dëbore të përzier me reshje shiu në Llogora
Vlorë–Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë.
Në akset e tjera lëvizja e mjeteve bëhet pa probleme.