Qeveria thellon borxhin, merr 20.4 milione USD borxh OPEC per rrugen Tirane-Elbasan
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Megjithëse borxhi është në kufijtë e pranuar, qeveria ka vendosur ta thellojë atë, me kredi nga vendet e huaja, të cilat janë ofruar të kontribuojnë për investime të ndryshme. Qeveria miratoi dje në parim marrëveshjen e huasë prej 20.4 milionë dollarë me Fondin e OPEC për zhvillim ndërkombëtar, për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan. Rruga Tiranë-Elbasan kushton 407 milionë dollarë, por duke qenë se arka e shtetit është në krizë, pjesa më e madhe e gjithë këtij projekti do të realizohet nëpërmjet kredive me vendet islamike.
Qeveria ka parashikuar që më shumë se 370 milionë dollarë t'i sigurojë nga vendet islamike, ndërsa ajo vetë do të mund të financojë vetëm rreth 30 milionë dollarë. Pak ditë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje kredie prej rreth 25 milionë dollarë me Fondin Saudit për Zhvillim, qeveria ka siguruar një tjetër kredi prej 20.4 milionë dollarë nga Fondi i OPEC, të cilat do të përdoren për financimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Në fillim të muajit prill, u nënshkrua marrëveshja prej 222.7 milionë dollarë me Bankën Islamike për Zhvillim për financimin e projektit të kësaj rruge. Kredia është ofruar nga IDB me një maturim 17-vjeçar, plus tre vjet pa pagesë me interesa. Dy muaj më vonë qeveria ka miratuar dje një tjetër kredi po për këtë rrugë, e cila do të rëndojë në buxhetin dhe ekonominë e vendit. Fondi Saudit për Zhvillim ka miratuar një kredi prej rreth 25 milionë dollarë për projektin e rrugës Tiranë - Elbasan.
Sipas Ministrisë së Financave, kredia ka një normë interesi 2 % dhe afat maturimi 25 vjet, nga të cilët 5 vitet e para janë pa pagesë. Vlera totale e investimit është ndërmjetësuar përmes IDB, duke kontraktuar dhe donatorë të tjerë si Fondi i Abu Dhabit, të cilit i ishte kërkuar shuma 100 milionë dollarë, Fondi OPEC, të cilit i ishte kërkuar 15-25 milionë dollarë, si dhe kontributi i qeverisë shqiptare i cili do të mbulojë pjesën e mbetur të kostos së projektit.