e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Propozimi i BE-se, kush fiton dhe kush humbet nga marreveshja

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Propozimi i BE-se, kush fiton dhe kush humbet nga marreveshja
Darka ne Strasburg, variantet e zgjidhjes se krizes politike ne Shqiperi

Komisioneri per Zgjerimin i BE, Stefan Fyle, Presidenti i Partise Popullore Evropiane, grupimi i se djathtes, Joseph Dual dhe kreu i Partise Socialiste Demokratike, grupimi i se majtes Martin Schulz, kane darkuar ne Strasburg mbreme me Sali Berishen dhe Edi Ramen. Pas nje tejzgjatje te krizes politike ne Shqiperi, Bashkimi Evropian vendosi te therrase me urgjence dy lideret kryesore te vendit per gjetjen e nje marreveshje. Palet kane diskutuar lidhur me mundesite e gjetjes se nje konsensusi per te zgjidhur krizen. Fillimisht zyrtaret evropiane kane pasur nje propozim konkret lidhur me zgjidhjen e situates. Varianti i pare ka te beje me transparencen e zgjedhjeve duke qene brenda kornizes kushtetuese. Varianti i dyte flet per mundesine e terheqjes se opozites dhe varianti i trete me terheqje te mazhorances.

Propozimi i nderkombetareve

Fillimisht negociatat e kryeministrit Berisha dhe liderit te opozites, Rama, jane te fokusuara ne nje formule kompromisi  e propozuar nga faktori nderkombetar, e cila parashikon transparencen e zgjedhjeve por duke respektuar dhe kushtetuten.  Ne kete variant propozohet te krijohet komisioni hetimor parlamentar ku shumicen e anetareve dhe kryetarin ta kete opozita. Komisioni hetimor parlamentar te kete fuqi te hape kutite e materialeve zgjedhore, dhe te hetoje te gjitha materialet qe ndodhen ne kutite e votimit me perjashtim te fleteve te votimit. Ne rast se vihen re parregullsi ne votim, komisioni hetimor parlamentar t'i drejtohet Komisionit te Venecias per te vendosur hapjen e kutive perkatese te votimit. Me kete variant do te kemi leshim te te dy paleve nga qendrimet e tyre dhe mbi te gjitha do te fitonte vendi pasi kapercehej kriza politike.

Dy opsionet e terheqjes

Ne variantin tjeter te diskutimit mes paleve eshte dhe nje terheqje e opozites per transparencen e zgjedhjeve dhe pranimi i nje sere koncesionesh te tjera nga ana e mazhorances. Nuk perjashtohet dhe mundesia qe palet te bien dakord per nisjen e nje ere te re te marredhenieve te tyre. Opozita mund te kishte te drejten te zgjidhte ne krye te institucioneve te rendesishme njerez te propozuar nga ajo vete. Po ashtu do te kete te drejten e nje kodi te ri elektoral, si dhe mundesine per te bere nje opozite duke ofruar alternativen e vet dhe jo vetem duke sulmuar qeverine.

Ne kete variant del qartazi e fituar mazhoranca e cila i qendron fort pozicionimit te saj prej muajit shtator. Opozita e cila do te dilte ne sy te opinionit publik si humbese, sigurisht do te sillte per vendin nje paqe sociale dhe politike, e cila keto kohet e fundit eshte harruar nga qytetaret. Ideja e nje terheqje nga ana e mazhorances dhe pranimi i hapjes se kutive per te bere transparence te plote te zgjedhjeve te qershorit eshte nje tjeter variant i cili ne menyre te qarte do te nxirrte nje “fitues” mes paleve. Po te pranohet ky variant opozita do te dilte e fituar ne sy te publikut por nuk do te mjaftonte me kaq.

Nese Berisha pranon kete variant, do te sillte qe opozita te ishte mjaft bashkepunuese me qeverine. Me kete variant PD do te fitonte te drejten te perfundonte mandatin e saj dhe te miratonte nje seri reformash jetike per vendin. Me pranimin e hapjes se kutive edhe frevistet te cilet sakrifikuan shendetin e tyre do te ishin fitimtare. Nese asnje nga keto variante nuk do te pranohen nga palet, atehere vendi do te kete nje te ardhme te zymte pasi do te kerkohej te nderhyhej politikisht, duke shpallur zgjedhje te tjera te cilat do te sillnin nje mazhorance me te qendrueshme dhe rezultat te pakontestuar.

Varianti i pare

Fillimisht negociatat e kryeministrit Berisha dhe liderit te opozites Rama, jane te fokusuara ne nje formule kompromisi  e propozuar nga faktori nderkombetar, e cila parashikon transparencen e zgjedhjeve, por duke respektuar dhe Kushtetuten.  Ne kete variant propozohet te krijohet komisioni hetimor parlamentar ku shumicen e anetareve dhe kryetarin ta kete opozita. Komisioni hetimor parlamentar te kete fuqi te hape kutite e materialeve zgjedhore, dhe te hetoje te gjitha materialet qe ndodhen ne kutite e votimit me perjashtim te fleteve te votimit. Ne rast se vihen re parregullsi ne votim, komisioni hetimor parlamentar t'i drejtohet Komisionit te Venecias per te vendosur hapjen e kutive perkatese te votimit. Me kete variant do te kemi leshim te te dy paleve nga qendrimet e tyre dhe mbi te gjitha do te fitonte vendi, pasi kapercente krizen politike.

Varianti i dyte

Ne variantin tjeter te diskutimit mes paleve eshte dhe nje terheqje e opozites per transparencen e zgjedhjeve dhe pranimi i nje sere koncesionesh te tjera nga ana e mazhorances. Nuk perjashtohet dhe mundesia qe palet te bien dakord per nisjen e nje ere te re te marredhenieve te tyre. Opozita mund te kishte te drejten te zgjidhte ne krye te institucioneve te rendesishme njerez te propozuar nga ajo vete. Po ashtu do te kete te drejten e nje kodi te ri elektoral, si dhe mundesine per te bere nje opozite duke ofruar alternativen e vet dhe jo vetem duke sulmuar qeverine. Ne kete variant del qartazi e fituar mazhoranca, e cila i qendron fort pozicionimit te saj prej muajit shtator. Opozita e cila do te dilte ne sy te opinionit publik si humbese, sigurisht do te sillte per vendin nje paqe sociale dhe politike, e cila keto kohet e fundit eshte harruar nga qytetaret.

Varianti i trete

Ideja e nje terheqje nga ana e mazhorances dhe pranimi i hapjes se kutive per te bere transparence te plote te zgjedhjeve te Qershorit eshte nje tjeter variant, i cili ne menyre te qarte do te nxirrte nje “fitues” mes paleve. Po te pranohet ky variant, opozita do te dilte e fituar ne sy te publikut por nuk do te mjaftonte me kaq. Nese Berisha pranon kete variant, do te sillte qe opozita te ishte mjaft bashkepunuese me qeverine. Me kete variant PD do te fitonte te drejten te perfundonte mandatin e saj dhe te miratonte nje seri reformash jetike per vendin. Me pranimin e hapjes se kutive edhe frevistet te cilet sakrifikuan shendetin e tyre do te ishin fitimtare. Nese asnje nga keta variente nuk do te pranohen nga palet, atehere vendi do te kete nje te ardhme te zymte pasi do te kerkohej te nderhyhej politikisht duke shpallur zgjedhje te tjera te cilat do te sillnin nje mazhorance me te qendrueshme dhe rezultat te pakontestuar.