Prokuroria rrezon pisten e rrembimit te Griselda Rroshit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Griselda Rroshi iu nënshtrua sot ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar cfarë ka ndodhur realisht me të. 28-vjecarja shtatzënë pretendon se është rrëmbyer, është keqtrajtuar, më pas është detyruar të lindë forcërisht fëmijën e saj dhe disa orë me vone është hedhur në rrugë nga persona ende të panjohur.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dalë me një reagim duke rrëzuar pistën e rrëmbimit të zonjës Rroshi.
"Në bazë të analizës të veprimeve hetimore të deritanishme, u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së shtetases Griselda Roshi, çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur", thuhet ne kete njoftim per shtyp.
Ndërkohë, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punohet për të sqaruar më tej arsyet dhe motivimin e denoncimit. Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë opinionin publik shqiptar. Priten të tjera zhvillime të minutave të fundit rreth kësaj ngjarje të rëndë.