Prokuroria e Tiranes: Skema e kontrabandes se virgin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Hetimi i kontrabandës së naftës virgin ka nxjerrë llum, siç paralajmëroi edhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. “Hetimi i shekullit” është finalizuar dje me 11 arrestime të biznesmenëve, tatimorëve dhe doganierëve, megjithëse asnjë prej tyre nuk mban poste të larta të administratës shtetërore. Prokuroria deklaron se hetimet do të vazhdojnë ndaj personave me “imunitet”, ndërsa Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka zbardhur edhe të gjithë skemën e kësaj kontrabande nafte, që nga itinerari e deri te firmat dhe individët e “përlyer” në këtë aferë që ka dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve. Sipas njoftimit zyrtar të akuzës qendrore, rezulton se nga hetimet e zhvilluara deri tani është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007-2009, sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si virgin është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum. Ky aktivitet është realizuar nga ana e subjektit privat “Euroil” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj, si dhe në bashkëpunim me subjektin tjetër privat “Fisheku” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Dy administratorët e firmave të sipërpërmendura janë vënë në pranga nga policia, me vendim të Gjykatës së Tiranës.
Prokuroria
Hetimet kanë filluar në muajin tetor të vitit 2010 bazuar në të dhënat e publikuara në shtypin e shkruar dhe viziv, të cilat citonin deklarimet e ish–ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Ky i fundit ka deklaruar publikisht të dhëna që kanë të bëjnë me veprime abuzive me detyrën dhe kontrabandë të zhvilluar me naftën e prodhuar nga ana e kompanisë “Armo” sh.a për periudhën 2007–2009. Njësia e Përbashkët Hetimore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar me iniciativën e saj procedimin penal nr. 4155, datë 13 tetor 2010 për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Nga hetimet e zhvilluara deri tani është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007 – 2009, sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si virgin, është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum. “Ky aktivitet është realizuar nga ana e subjektit privat “Euroil” në bashkëpunim me subjektin tjetër privat “Fisheku” sh.a, thanë burimet nga Prokuroria e Përgjithshme. Sipas saj, sasia e nënproduktit të naftës të quajtur virgin është blerë nga shoqëria e përpunimit të naftës “Armo” sh.a dhe në mënyrë fiktive është pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtë shtetit.
Por në fakt, ajo është shitur në tregun e brendshëm në kundërshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar. “Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe punonjës të caktuar të administratës tatimore dhe doganore, të cilët me veprimet e tyre kanë ndihmuar në fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit në fjalë. Mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj 11 personave”, thanë burimet nga akuza qendrore.
Skema
Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka ngritur edhe skemën e kontrabandës të naftës virgin. Pasi nxirret nga nëntoka nga kompania shtetërore “Albpetrol” ky nënprodukt i serviret “Armo”-s. Nisur nga dokumentet e marra nga kjo kompani, por edhe të servirura nga ish-ministri i METE-s, Dritan Prifti, prokuroria deklaron se nafta i shitej më pas kompanisë “Euroil”, me administrator shtetasin Hajri Elezaj, i cili njihet nga qarqet e biznesmenëve si “mik i Kryeministrit”. Ky biznesmen ka fituar disa tendera të qeverisë në vitin 2010 me vlera të konsiderueshme, ndërsa në vitin 2011 Agjencia e Prokurimit Publik e përjashtoi nga e drejta për të marrë pjesë në tenderat e qeverisë.
Elezaj, krahas “Euroil” administron edhe kompaninë “Lajthiza”. Duke u ndaluar te kontrabanda, akuza pohon se pasi nënprodukti i naftës virgin “blihet”, “Euroil” ka shkruar në faturat doganore dhe tatimore se ky nënprodukt ekspertohet jashtë shtetit. Duke kryer falsifikime në dogana dhe tatime, nafta i shitet kompanisë “Fisheku”, me administrator Ilias Fisheku. Ky i fundit ka seli në Fier, ndërsa së fundmi ka blerë disa depozita në Durrës dhe Lushnjë. Prokuroria dyshon se nafta virgin është përzierë në pikat që ka në “pronësi” kompania “Fisheku”, pra në Durrës, Lushnjë dhe Fier.
Të arrestuar
1. Hajri Hajredin Elezaj
2. Ilias Isa Fisheku
3. Martin Ilias Fisheku
4. Bajram Isa Fisheku
5. Dashamir Veiz Kasaj
6. Edmond Kaso Ferraj
7. Flamur Rexhep Merkaj
8. Vladimir Kilo Koteci
9. Gani Llazar Prence
10. Reshat Hamza Aleksi
11. Kadri Rakip Hajredini