e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Prokuroria: Tre vjet burg per Azis Kelmendin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Prokuroria: Tre vjet burg per Azis Kelmendin
Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës vetëm tre vite burg për Azis Kelmendin, biznesmenin nga Kosova, i cili akuzohet për ngjarjen e ndodhur në shkurt të këtij viti, ku mbeti e vrarë këngëtarja Elsina Hidersha, e njohur me emrin e artit Emmy. Gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare të enjten, prokurori i çështjes Ervin Karanxha kërkoi shpalljen fajtor të Kelmendit, për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Gjykata pritet të japë vendimin për të pandehurin ditën e premte. Vete biznesmeni ka kërkuar nga gjykata mëshirë, duke pretenduar se gjithçka kishte ndodhur në mënyrë aksidentale. Një seancë më parë, gjykata pranoi kërkesën e të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtjës për të proceduar me gjykim të shkurtuar, kërkesë nga e cila Kelmendi përfiton uljen e një të tretës së dënimit.