Projekti “Pollo” synon helenizimin e Shqipërisë
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Duke vijuar intervistën për gazetën “Telegraf” politikani dhe historiani i njohur, Prof. Pëllumb Xhufi, rendit disa nga arsyet se përse nuk duhet që të bëhet një regjistrim popullsie duke përfshirë etninë dhe fenë. Sipas zotit Xhufi, kjo është një hile e madhe, sepse kërkohet të favorizohen interesat e qarqeve më nacionaliste greke nën presionin e të cilëve është bërë ky formular. Më tej, Profesor Xhufi shton se ky regjistrim dhe përfshirja e këtyre dy zërave është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me standartet ndërkombëtare europiane. Po ashtu në këtë intervistë ai ka folur dhe për marrëveshjen e bërë në 1993 mes Berishës dhe Micotaqis. Ai e konsideron një puç të mirëfilltë kishtar ardhjen e zotit Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
- Para pak ditësh ka kaluar me procedurë të përshpejtuar në parlament projektligji për regjistrimin e popullsisë mbi bazën e etnisë dhe fesë. Si e shikoni këtë nismë të ministrit Pollo?
- Po, ministri Pollo është një vegël e përshtatshme, për të bërë lojëra dhe për të bërë pisllëqe të tilla, pasi është e kuptueshme që ideatori, organizatori dhe zbatuesi i vendimeve të tilla të përcjella edhe me ligj pastaj në parlament është gjithmonë Kryeministri. Unë dua të kujtoj këtu se ka qenë ai, pra Berisha, i cili këto vitet e fundit ka nënshkruar një sërë aktesh anti-kombëtare, siç është ai i faljes së hapësirës detare Greqisë, ngritjes së vijës virtuale të kufirit në të ashtuquajturin Vorio-Epir nëpërmjet monumenteve, varrezave dhe simboleve greke. Është gjithashtu ai që i ka lejuar hapjen e shkollave greke, me një ritual nacionalist grek, në Himarë dhe në Korçë. Është ai që ka favorizuar agjentët nacionalistë agresivë grekë por edhe serbë, axhenda të vjetra këto në dëm të Shqipërisë, në një kohë që ka fshirë axhendën shqiptare në raport me këto vende, e cila është mjaft e ushqyer dhe e ngjeshur me problematika që nuk janë zgjidhur edhe sot e kësaj dite, siç është rasti i ligjit të luftës me Greqinë, apo çështja e komunitetit të popullsisë çame e cila është dënuar me një spastrim etnik para dhe pas Luftës së Dytë Botërore nga ana e Greqisë. Kjo është kërkesa e fundit në mënyrë të artikuluar që Kryeministri i Greqisë, ia ka kërkuar zotit Berisha që në vitin 1993, të cilën në vitin 2005 ia ka premtuar bashkë me lëshimet e tjera të bregdetit. Dhe ai po e realizon një premtim që e ka dhënë në shkëmbim të një mbështetjeje të qarqeve nacionaliste greke në funksion të pushtetit të tij të pandershëm dhe të dëmshëm kundër interesave kombëtare. Mendoj që kjo është një poshtërsi e madhe që bëhet me këtë regjistrim, sepse një regjistrim duke përfshirë në të dhe deklarimin e kombësisë ose më saktë vetëdeklarimin e kombësisë si dhe atë të besimit fetar, do të krijojë probleme të jashtëzakonshme. Dua të kujtoj një rast që ky regjistrim në përfshirje të këtyre dy zërave ka pësuar një zhvillim nën presionin e opinionit publik vendas. Zoti Berisha, qeveria e tij dhe Zoti Pollo, i cili ka dalë si flamurtar i zbatimit të këtij regjistrimi kanë ndryshuar disa herë qëndrime. Ata fillimisht shpallën thjeshtë dhe prerë se çdo qytetar do të vetëdeklarojë kombësinë dhe besimin e tij fetar. Pastaj, nën presionin e opinionit publik dhe të intelektualëve, por edhe nën presionin e komuniteteve shqiptare jashtë atdheut, futën elementin e përzgjedhjes. D.m.th, gjithkush nëse do mund ta deklarojë kombësinë e tij apo besimin fetar, në qoftë se s’do, nuk mund të shprehet. Dhe kjo bie në kundërshtim me atë që ata thonë, që të dhënat që do të dalin nga ky regjistrim do të japin një pasqyrë të qartë të gjendjes së pronave, të popullsisë, të ndarjeve fetare dhe të minoriteteve në Shqipëri, në bazë të të cilave, thonë zotërinjtë, ne do të ndërtojmë politika shtetërore në mënyrë që t’i realizojmë kërkesat e këtyre minoriteteve apo komuniteteve. Në qoftë se ti fut elementin e vullnetit, e shpall apo nuk e shpall me vullnet kombësinë apo besimin fetar, atëherë ti nuk ke si të presësh një pasqyrë të saktë të gjendjes përsa i përket besimit fetar apo kombësisë. Atëherë ti nuk ke sesi ndërton politika për komunitetet fetare apo për minoritetet. Këtu është një hile e madhe, sepse kërkohet të favorizohen interesat e qarqeve më nacionaliste greke nën presionin e të cilëve është bërë ky formular në këtë formë dhe këtë e them me përgjegjësi. Nga ana tjetër, dua të them se ky regjistrim dhe përfshirja e këtyre dy zërave është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me standardet ndërkombëtare europiane, të cilat përjashtojnë në mënyrë kategorike që njerëzit të ndahen në bazë të besimeve fetare, racës, kombësisë. Në kushtetutat më të përparuara europiane, siç është edhe Kushtetuta e Shqipërisë, të gjithë qytetarët janë të barabartë, pavarësisht etnisë së tyre, besimit fetar, ndarjeve krahinore, ndërgjegjes politike e të tjera.
- Mund të na thoni më saktësisht se ku shkelen të drejtat e qytetarëve me këtë regjistrim?
- Kjo është një pyetje me vend. Ky regjistrim fut një standard që unë e kam quajtur standard bizantino-otoman, kur njerëzit ndahen si bagëtia sipas ngjyrës, racës, besimit. Por kjo nuk përputhet me Kushtetutën e Shqipërisë, e cila konsideron të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë të barabartë. Këtu është një handikap i madh dhe me këtë do të ketë problem zoti Berisha siç pati në rastin e marrëveshjes së detit me Greqinë. Nga ana tjetër, të gjithë e dimë se ka 20 vjet që qeveria greke ndjek ca politika favorizuese për një kategori qytetarësh shqiptarë, jo vetëm për ata që janë me kombësi greke, pra minoritarët grekë. Po ndjek politika favorizuese të caktuara si me pensione, me dhënie vizash, me lehtësira punësimi në Greqi. Prej 20 vjetësh ndiqet kjo politikë. Dhe po e ndjek edhe ndaj qytetarëve shqiptarë që janë të besimit ortodoks, madje edhe ndaj qytetarëve shqiptarë që janë të besimit mysliman, të cilët për arsye ekonomike, por edhe për një dobësi të tyren, kanë pranuar të ndërrojnë emrin, fenë dhe tani pritet që të ndërrojnë edhe kombësinë. Është ndërtuar një mekanizëm i tillë 20 vjet me radhë, akt i cili ndodhet pikërisht në regjistrimin që ofrohet dhe pala greke me të drejtë insiston që ky regjistrim të bëhet në bazë të moduleve që ajo ka paraqitur.
- Çfarë të keqe ka në këtë mes sipas jush?
- Do të ndodhë që do të rritet në mënyrë artificiale numri i minoritetit grek, sepse të gjithëve atyre që kanë marrë pensione u është thënë qartazi që duhet të vetëshpallen se janë grekë. Kjo do të bëjë që shteti shqiptar të detyrohet një ditë të bukur të realizojë të drejta minoritare dhe në zona, fshatra, qytete, lagje ku nuk ka absolutisht asnjë minoritar. Po marr një rast që mund të duket i tepruar por edhe që mund të shfaqet, që një fshat që tradicionalisht nuk ka të bëjë me minoritetin do të duhet të hapë shkollë greke. Me paratë e kontribuuesve shqiptarë do të hapet shkollë greke në një fshat shqiptar, i cili, për arsyet që thashë, një numër i banorëve të atij fshati mund të vetëdeklarohen si grekë për ato lehtësira që kanë pasur dhe do hapet shkolla greke. Në mënyrë paradoksale do të jetë pikërisht shteti shqiptar, i cili do të ndihmojë procesin e helenizimit të atij fshati, pikërisht për këtë zgjedhje që ka bërë, për këtë vendim që ka marrë, për këtë ligj që ka miratuar, që qytetarët shqiptarë të vetëshpallin kombësinë e tyre. Dhe këtu më vjen rasti të them që kjo është edhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ligji ndërkombëtar e thotë qartë dhe është edhe një vendim i vitit 1932 i Gjykatës Ndërkombëtare, i cili thotë se çështja e kombësisë nuk është një çështje e zgjedhjes së individit, por është një çështje akti. Pra, ti je i kësaj kombësie, sepse faktikisht je dhe këtu futet elementi objektiv, i anagrafit, i të dhënave zyrtare të zyrave të gjendjes civile dhe këtu është absurditeti më i madh. Shqipëria i ka të regjistruara minoritetet dhe ka qenë një ndër vende e para në Europë, i cili ka njohur që në vitin 1921 me një akt solemn në Lidhjen e Kombeve minoritetin grek, malazez, maqedonas. Kështu që ky minoritet është ruajtur, është respektuar në të gjitha kohërat. Sigurisht sot në demokraci ka hapësira më të mëdha dhe shumë mirë që i ka të tilla hapësirat. Me një operacion, ai i cili do të di se sa është numri i minoritetit, mundet që për një kohë jo më shumë se dy orë në regjistrin themelor të gjendjes civile shumë mirë mund të bëjë mbledhjet, zbritjet, lindjet, vdekjet, dhe mund të nxjerri se cili është numri i minoritarëve grekë, malazezë, maqedonas në Republikën e Shqipërisë në vitin 2011. Kjo është gjëja më e thjeshtë. Ndërsa këtu është mëse transparente vullneti dhe dëshira për të ndryshuar në mënyrë artificiale numrin e minoritetit, posaçërisht të minoritetit grek, për të cilin ka edhe një presion më të madh.
- Po pasojat nga regjistrimi mbi bazën e fesë?
- Edhe në këtë drejtim pasojat janë jo më të pakta. Deklarimi i fesë që do të ishte tragjik, do të ishte një hap drejt libanizimit të Shqipërisë. Shqipëria ka lindur si një shtet tërësisht laik, rigorozisht laik. Nëse shteti shqiptar i largohet principeve të laicizmit, ai rrezikon pikërisht të bëhet një vend përplasjesh të karakterit fetar ashtu siç po ndodh sot në Liban edhe në vende të tjera. E them këtë sepse Kushtetuta e ndalon shtetin të përzihet me punët e fesë. Shteti duhet të ushtrojë ndaj komuniteteve fetare kontrollin, mbrojtjen dhe tutelën që i takon ta ushtrojë dhe për këtë duhet një ligj i saktë, siç ka qenë në kohën e Zogut, një ligj i posaçëm që rregullon marrëdhëniet e shtetit me komunitetet fetare dhe nuk përzihet me çështje të tjera. Siç është edhe kjo që të mbajë sa myslimanë, ortodoksë, katolikë, bektashinj ka Shqipëria. Kjo në vendet demokratike është e ndaluar me ligj pasi implikon shtetin në marrëdhënie dhe konflikte. Pasi mund të ndodhë që të dalë një nga ky regjistrim i besimit fetar të njerëzve mund të dalin shifra që do të lënë dikë të pakënaqur, një komunitet ose një tjetër. Dhe kujt do t’i turren këta? Do t’i turren pikërisht qeverisë e cila e bëri këtë regjistrim. Do t’i thonë që ti ke manipuluar këto, deklarimi i fesë është bërë nën presion, është bërë me para etj. Këto janë çështje të komuniteteve që duhet t’i zgjidhin vetë dhe shteti nuk duhet të ngatërrohet me këto gjëra. Por kjo qeveri është ngatërruar pasi është e korruptuar pikërisht, sepse ka dhënë fjalën diku, ka marrë diçka paradhënie, ka marrë pushtet në vitin 2005 që ka bërë këto lëshime dhe premtime. Dhe tani detyrohet t’i zbatojë sepse ia kërkojnë në mënyrë të hapur para disa muajsh. Ministria e Jashtme greke e tha troç që na është dhënë fjala nga qeveria shqiptare për marrëveshjen e detit dhe duhet që qeveria shqiptare të gjejë rrugët për ta bërë alternative atë marrëveshje, sepse është dhënë fjala. Madje i referohet edhe një institucioni shqiptar të së kaluarës, të dhënies së fjalës, të dhënies së besës. Janë shejtanë edhe të huajt, kur duan zbulojnë që, përveç ligjit, paska edhe një ligj tradicional bese dhe i përmbahen besës, dhe ia kërkojnë Sali Berishës. Mirëpo kjo është e pamundur, pasi këtë s’e lejon ligji, Kushtetuta, opinioni publik shqiptar që është ngritur në këmbë dhe e kemi parë të gjithë.
- Profesor, a duhet të dëgjohet në këtë rast zëri i qytetarëve që kanë mbledhur me mijëra firma dhe që e kundërshtojnë me forcë këtë regjistrim?
- Padyshim duhet të dëgjohet zëri i tyre, pasi është opinion, dhe opinioni lëviz gjëra të mëdha. Në fund të fundit, opinioni kthehet edhe në votë një ditë dhe do të dëshiroja shumë që opinioni publik shqiptar t’i ndëshkonte këta matrapazë, kushdo qofshin këta, që luajnë me fatin e vendit, duke filluar nga e drejta fondamentale e votës. Kjo qeveri duhet të dënohet në radhë të parë për shitjen e interesave të vendit. Kjo nuk ka ndodhur, për fat të keq, në këto zgjedhje lokale unë jam i bindur që shumë shqiptarë nuk ia kanë dhënë votën kandidatëve të Partisë Demokratike, edhe për këtë tradhti që ka bërë mazhoranca aktuale në dëm të interesave të vendit. Unë jam i bindur që nesër kjo frymë do të jetë akoma më e fuqishme. Kështu që ky është momenti që politikanët tanë të çdo krahu, duhet t’i bëjnë mirë llogaritë me popullin e tyre. Por do të ishte një lëvizje shumë e dëshiruar, që politikanët shqiptarë që shesin interesat e vendit në radhë të parë t’i bënin llogarit e tyre me drejtësinë. Sepse këto përbëjnë figura krimi, siç ishte fjala vjen rasti i shitjes së detit. Po ashtu po kujtoj se Greqia nuk e njeh kufirin që caktuan Fuqitë e Mëdha në 1913, dhe po krijon një kufi virtual me ndihmën e qeverisë shqiptare të zotit Berisha. Tradhtitë e tjera të janë të shumta, si çështja çame, hapja e shkollave greke pa kriter në Korçë dhe në Himarë etj. Të gjitha këto përbëjnë figura krimi shumë të rënda, të cilat në kodin penal të sotëm dënohen. Dënoheshin më rëndë dikur, në kohën e Zogut, dënoheshin me varje në litar, ndërsa sot dënohen më lehtë, si me burgim të përjetshëm apo me 25 vjet burg. Por këto gjëra çdo politikan duhet t’i ketë parasysh, për këtë duhet që të lëvizi dhe Prokuroria, e cila ka pasur lëndë për të proceduar për çështje shumë të rënda pushtetarë të lartë në Shqipëri. Po deri tani në të vërtetë nuk e ka bërë. Ajo duhet të jetë mbrojtësja e ligjit dhe e Kushtetutës. Unë mendoj dhe uroj që dita kur një politikan shqiptar do shkojë në gjyq për shitje të interesave kombëtare do të jetë një ditë e madhe për shqiptarët.
- Më lart prekët marrëveshjen Berisha-Micotaqis, ndërkohë që, para kësaj marrëveshjeje dimë që ka pasur dhe një marrëveshje midis Ramiz Alisë dhe Micotaqisit. Mund të na thoni çfarë u diskutua në këto marrëveshje dhe mos ndoshta këto që po ndodhin sot janë pasoja të atyre marrëveshjeve?
- Më lejoni të them që ish-kryeministri grek Micotaqis ia kërkoi këtë marrëveshje me 6 pika Ramiz Alisë, që në janar të vitit 1991. Ramiz Alia është për t’u përshëndetur në këtë rast, pasi nuk ia pranoi, ia hodhi poshtë pikat. Këto gjashtë pika pastaj ia paraqitën presidentit pasardhës dhe që ishte Berisha. Zoti Berisha filloi t’i zbatonte që me ardhjen dhe vendosjen me një puç kishtar të zotit Janullatos në krye të kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në 2 gusht të vitit 1992. Kjo ndodhi vetëm pasi Berisha erdhi në pushtet dhe bëri lëshimin e lëshimeve, ndaj kërkesave të tipit nacionalist të palës greke, e cila krijoi komplikime të tjera pastaj që bëri dhe për çështje të tjera pastaj, duke filluar me shkollat greke, me çështjen çame, si edhe ajo e ligjit të luftës. Të gjitha janë të lidhura me këtë mëkat fillestar të vitit 1992 që bëri Berisha. Pastaj është thënë në mënyrë të qartë nga pala greke, por dhe nga përfaqësues politikë të atyre që përfaqësojnë minoritetin grek në Shqipëri, por që për mendimin tim nuk përfaqësojnë aspak minoritetin grek. Më konkretisht, zoti Dule, e ka deklaruar qartë si brenda Shqipërisë dhe jashtë Shqipërisë, që zoti Berisha më ka premtuar një, dy , tre gjëra. Duke përfshirë dhe regjistrimin e popullsisë, për të cilin zoti Dule vazhdon të insistojë duke thënë se zoti Berisha, ka marrë angazhim për ta realizuar këtë. Një gjë të tillë e kanë thënë dhe eksponentë të tjerë të ministrisë së Jashtme greke, ashtu siç tha edhe për marrëveshjen e detit,. të cilën e quajtën një fitore strategjike të Greqisë mbi Shqipërinë Dhe ka qenë pikërisht zonja Bakojanis, ministrja e Jashtme që e ka deklaruar me këto terma që po e them pa e zbukuruar dhe pa hequr asgjë. Kështu që, më duket se gjërat janë të qarta. Ajo që mbetet për t’u bërë është një gjyq. Opinioni shqiptar duhet t’i bëjë një gjykim politikanëve të vet, kushdo qofshin ata, mbi bazë të këtyre çështjeve që janë jetike për mbijetesën e kombit shqiptar. Siç është problemi i mbrojtjes së interesave të kombit shqiptar, të cilat janë hedhur në ankand ashtu siç hidhet një mall pa vlerë nga politikanët e sotëm. Unë dua të theksoj në mënyrë të veçantë se më brutalisht dhe më hapur kjo shitje e interesave kombëtare është bërë nga kjo qeveri që zoti Berisha po drejton prej më së paku gjashtë vitesh.