Prodi Europa pa Shqiperine nuk eshte Europe

Prodi: Europa pa Shqiperine nuk eshte Europe

Për Romano Prodin nuk është më çështje nëse vendet e Ballkanit do bëhen pjesë e BE-së apo jo, por se kur do ndodhë kjo.

“Europa pa Ballkanin- pa Serbinë, pa Shqipërinë- nuk është Europë”, tha ai për gazetën austriake Standard.

Kritikave se gjatë kohës kur drejtonte Komisionin Europian, BE u rrit shpejt dhe fort, ai u përgjigjet: “Është e vërtetë, ne donim pesë shtete në BE brenda dhjetë vitesh, por kemi integruar dhjetë shtete brenda pesë vitesh”.

Për momentin, ai mendon se ‘djali plangprishës’ në Europë mbetet Britania.

Megjithatë mbetet i bindur se referendumi në Britani do të shkojë në favor të BE-së.

Ndërkohë Prodi shton se kjo gjendje stanjacioni në BE vjen për shkak se mungojnë reformat politike nga burrat e shtetit.

Sipas tij, Franca po dobësohet, Britania po shkon drejt vetëvrasjes me referendumin, kurse Gjermania nuk po e mban pozicionin udhëheqës në BE.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama