e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Prodhimet serbe, me te preferuarat ne Kosove

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Prodhimet serbe, me te preferuarat ne Kosove

Përkundër plotësimit të të gjitha normave ndërkombëtare, prodhuesit e Kosovës ende e kanë të vështirë të zënë vend në tregun e brendshëm.  Me gjithë luftën e zhvilluar dhe shumë problemeve të tjera të shkaktuara nga Serbia, prodhimet e saj mbeten më të pëlqyera në tregun e Kosovës, raporton KTV.

Zyrtarë të institucioneve, aq sa i kritikojnë konsumatorët, aq edhe tregtarët që i importojnë këto prodhime. Ndërsa prodhuesit vendës thonë se në Kosovë mungon shumë patriotizmi ekonomik. Ndërsa tregu i Kosovës është i mbushur me prodhime serbe, ata thonë se në Serbi nuk ka asnjë gjasë të eksportohet prodhim “Made in Kosova”.