e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Proçedura te perbashketa ne tre pika kalimi kufitar Shqiperi – Kosove

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Proçedura te perbashketa ne tre pika kalimi kufitar Shqiperi – Kosove
Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën disa marrëveshje për kryerjen e proçedurave të përbashkëta të kontrollit të hyrje/daljeve dhe veprimtarive të përbashkëta në tre pika të kalimit kufitar me Kosovën. Bazuar në këto vendime “qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës miratuan marrëveshjet, për kryerjen e proçedurave të përbashkëta të kontrollit të hyrje/daljeve nëpërmjet pikave të kalimit kufitar Morinë (Kukës) – Vërmicë (Prizren), Qafëprush (Has) – Qafëprush (Gjakovë), Qafë-Morinë (Tropojë) – Qafë-Morinë (Gjakovë), ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, dhe protokollit të kryerjes së veprimtarive të përbashkëta në këtë pikë të kalimit kufitar”.

Këshilli i Ministrave vendosi në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”.