e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Privatizimet, Shqipëria në shitje

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Privatizimet, Shqipëria në shitje
Kryeministri Sali Berisha u kerkoi anetareve te qeverise te kene si prioritet procesin e privatizimit, per ta finalizuar ate deri ne fund te ketij viti. Kryeministri tha se do te shiten edhe aksionet e shtetit ne te gjitha kompanite e privatizuara, si dhe kerkoi rinisjen e shqyrtimit te termave financiare per privatizimin edhe te INSIG-ut. Ne fund te ketij procesi, qe sipas kryeministrit ndikon direkt ne luften kunder korrupsionit dhe ne konsolidimin e ekonomise se vendit, shteti do te kete ne zoterim vetem nje liste te reduktuar, por strategjike pronash.

"Shqiperia do te kete si prone publike, digat e medha, shkollat, spitalet, parqet kombetare, tokat pa pronar. Te tjerat do te jene teresisht ne zoterimin, administrimin, menaxhimin e sektorit privat. Kjo do ta beje ekonomine shume me konkurruese", tha Berisha. Kryeministri tha se eshte ne proces privatizimi i rreth 1280 objekteve ne pronesi shteterore dhe kerkoi te behet kujdes me te drejten e pronareve te tyre te meparshem. 

"Ne rastet kur keto kane pronar, do t’u respektohet teresisht e drejta e parablerjes", tha Berisha. Qeveria po behet gati qe te jape me koncension, sipas pervojes europiane, edhe mirembajtjen e autostradave, pasi sic tha kryeministri Berisha shteti nuk ka kapacitete te mjaftueshme per mirembajtjen e tyre ne gjendje optimale.