e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Presidenti, Zaganjori ne seline e PS, takon Ramen

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Presidenti, Zaganjori ne seline e PS, takon Ramen
Pas dështimit të raundit të parë të votimit për zgjedhjen  e Presidentit të Republikës, Xhezair Zaganjori, kandidati konsensual i zgjedhur nga ana e mazhorancës ka zhvilluar një takim me kreun e PS, Edi Rama. Pas përfundimi të takimit që zgjati rreth 30 minuta, Xhezair Zaganjori u shpreh se takimi me Ramësn ishte iniciativë e tij personale dhe kishte për qëllim prezantimin me kreun PS dhe për t’i parashtruar Ramës arsyet pse ai pranoi kandidaturën e presidentit.

“ Takimi me Ramën ishte për t’u prezantuar. Është hera e parë që diskutojmë me njeri-tjetrin, ndaj i përshkrova arsyet pse pranova të kandidoja. Unë mendova se kjo është në të mirë të procesit”, u shpreh Xhezir Zaganjori.

Takimi mes Ramës dhe Zaganjorit, si kandidati potencial për kreun e shtetit, është zhvilluar në selinë rozë dhe vjen në një kohë që opozita shprehu mospranimin e vet për kandidaturën e Zaganjorit të përzgjedhur nga mazhoranca, duke e konsideruar atë të njëanshëm dhe duke akuzuar shumicën në parlament për përjashtim nga negociatat dhe dialogut për zgjedhjen e një presidenti për të gjithë shqiptarët.

Ndërkohë, Kuvendi vendosi dje se, raundi i dytë i votimit për presidentin e ri do të zhvillohet më datën 4 qershor, ora 10:00, vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër, duke kërkuar që raundi i dytë i presidencialeve të mbahet më 5 qershor, me pretendimin se kërkon më shumë kohë në dispozicion.