e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Posterat, Berisha urdheroi lirimin e aktivisteve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Posterat, Berisha urdheroi lirimin e aktivisteve
Prokuroria e Tiranës urdhëroi dje lirimin e menjëhershëm të katër aktivistet e lëvizjes Rinia Aktive, pas kërkesës së kryeministrit Sali Berisha. Të rinjtë, mes të cilëve edhe Geraldo Durda, po ngjisnin postera me lajmërimin e rremë të vdekjes së Kryeministrit.

Pasi kanë qëndruar rreth 35 orë në qelitë e paraburgimit të komisariatit numër 3, aktivistët, mes të cilëve edhe Geraldo Durda, që humbi vëllanë 7-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, u lejuan të kthehen në shtëpi. Burimet pohojnë se ka qenë vetë kryeministri Berisha, ai që ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të rinjve. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit Berisha, ka qenë ai që ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të rinjve, pasi sipas tij, frymëzuesi dhe autori i vërtetë i prodhimit dhe ngjitjes së këtyre posterave ka qenë kundërshtari i tij politik Edi Rama.

 “Në fakt, posterat që ngjitën të rinjtë nuk shprehin aspak qëndrimin e tyre personal ndaj Kryeministrit, por ishin thjesht përsëritja e radhës me sindromat obsesiv mortor të skenaristit të tyre z.Edi Rama, që ushqen dhe ngushëllon veten e tij, duke imagjinuar fatkeqësi të kundërshtarëve të tij”,- thuhet në mesazhin e zyrës së Kryeministrit.