Policia rrethon KQZ,mblidhen militante e deputete
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ndërkohë që nisi mbledhja e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, në ambientet e jashtë të KQZ-se janë mbledhur shumë militantë të PS-së. Forcat e shumta të policisë janë vendosur që para nisjes së mbledhjes, duke rrethuar godinën dhe portat hyrëse. Njësoj si dje, në mes të militantëve dhe mbështetëse të tjerë kanë mbërritur deputetë të Partisë Socialiste, të cilët sërish edhe sot nuk do të lejohen të hyjnë në sallën e mbledhjes pasi nuk kanë autorizimin përkatës. Forcat e policisë, nuk do të lejojnë futjen e personave të autorizuar në godinë.