e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Policia, mes te shtenave, ne pranga edhe 5 punetore kanabisi ne Lazarat

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia, mes te shtenave, ne pranga edhe 5 punetore kanabisi ne Lazarat
Policia 'e ka zënë keq' me Lazaratin. Një tjetër operacion kundër shkatërrimit të kanabis në Lazarat të Gjirokastrës. Forcat RENEA, Delta Force, FNSH dhe policia e Gjirokastrës u bënë bashkë për të shkatërruar të tjera parcela kanabis. Përveç operacioneve të ndalimit të furgonave me punëtorë drejt Lazaratit gjatë gjithë këtyre ditëve, sot u arrestuan edhe 5 punëtorë të tjerë, gjatë ujitjes së bimëve narkotike. Janë ndaluar gjithashtu 3 kamionë, 2 bote uji, 2 furgonë,  si dhe 1 mijë rrënjë kanabis, të cilët ishin vendosur në gota plastike gati për t`u mbjellë. Sipas policisë, u shkatërruan edhe sipërfaqe të mbjella me bimë narkotike dhe deri tani janë asgjësuar gjithsej rreth 5 mijë bimë të tilla. Ndërkohë që raportohen të shtëna me armë ndaj policisë, që në fillim vinin nga grykat e largëta, e tani janë intensifikuar. Nuk ka të dhëna për të plagosur apo të dëmtuar, por ajo që dihet mirë është se breshëri automatiku dëgjohen nga Lazarati.

Në operacion ka qenë i pranishëm edhe zv/ drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rumbullaku dhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Halit Murataj. Ndërkohë policia ka paralajmëruar banorët se do t’iu kundërpërgjigjet atyre që shtien me armë në drejtim të uniformave blu. Janë ndaluar gjithashtu 3 kamionë, 2 bote uji, 2 furgonë,  si dhe 1 mijë rrënjë kanabis, të cilët ishin vendosur në gota plastike gati për t`u mbjellë.
 
Sipas policisë, u shkatërruan edhe sipërfaqe të mbjella me bimë narkotike dhe deri tani janë asgjësuar gjithsej rreth 5 mijë bimë të tilla. Në operacion ka qenë i pranishëm edhe zv/ drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rumbullaku. Ndërkohë policia ka paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet atyre që shtien me armë në drejtim të uniformave blu.