Policia italiane qellon per vdekje nje shqiptarq
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një shtetas shqiptar është vrarë dje nga policia italiane gjatë një postoblloku për ndaliminn e trafikimit të lëndëve narkotike në provincën e Grossetos, në Toskanë. Mendohet se viktima është rreth 26 vjeç, indetiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, dhe vdekja ka ardhur nga një plumb aksidental i policisë. Mediat vendase raportojnë se dje antidroga e fqinjit tonë perëndimor kishte ngritur një postobllok ku bëhej kontrolli i të gjitha makinave që kalonin në provincën e Grossetos. Mes tyre ka qenë dhe një automjet i drejtuar nga dy shqiptarë, i cili fillimisht ka frenuar pastaj ka vijuar rrugën duke shtypur dy policë.
Nga përplasja një polici i ka rënë pistoleta nga dora dhe nga shkrepja e saj drejtuesi i automjetit është qëlluar në gjoks. Kjo ka bërë që automjeti i tij të humbasë kontrollin dhe të përplaset në një pemë. Shqiptari është dërguar menjëherë në spital, por rrugës ai ka gjetur vdekjen.
Bëhet e ditur se dje janë plagosur 5 policë dhe gjatë kontrollit në makinë janë gjetur 10 kg marijuanë.