e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Policia e Gjirokastrës, nis ndjekjen penale për 13 personat që bllokuan rrugët

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia e Gjirokastrës, nis ndjekjen penale për 13 personat që bllokuan rrugët
Gjirokastër, 20 maj 2011, NOA- Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se ka nisur ndjekjen penale ndaj bllokuesve të aksit rrugor Tepelenë- Uji i Ftohtë, gjatë ditës së djeshme (19 Maj) të identifikuar si simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste.

Bllokimi i rrugës i cili ka zgjatur rreth 1 or e 30 minuta,  ka penguar lëvizjen e automjeteve ndërsa ka nisur procedimin penal për gjashtë persona.

Emrat e personave që do të ndiqen penalisht:

1.         Arben Kacorri,  i datëlindjes 1972,  lindur dhe banues në Tepelenë.
2.         Gafurr Qëndraj ,  i datëlindjes 1968,  lindur dhe banues në Tepelenë
3.         Asqeri Muçoima,  i datëlindjes 1958,  lindur dhe banues në Memaliaj Tepelenë
4.         Ismail Ruci ,  i datëlindjes 1972,  lindur dhe banues në Tepelenë
5.         Drini Hasbiraj ,  i datëlindjes 1988,  lindur dhe banues në Tepelenë
6.         Qëndrim Çuna,  i datëlindjes 1972,  lindur dha banues në Tepelnë.

Ndërkaq ndaj shtatë personave të tjerë ka nisur hetimi, pasi po dje në dalje të qytetit Gjirokastër,  në vendin e quajtur “Varrezat e Dëshmorëve”,  simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste të Gjirokastrës,  kanë bllokuar rrugën, duke djegur disa goma të vjetra.

Nga bllokimi i cili ka zgjatur afro 1 orë, kanë nisur hetimeve ndaj 7 personave të identifikuar si:

1.         Hamza Kuka,  i datëlindjes 1954,  lindur dhe banues në Gjirokastër
2.         Misto Kane ,  i datëlindjes 1981,  lindur dhe banues në Gjirokastër
3.         Feim Miha,  i datëlindjes 1980 ,  lindur dhe banues në Gjirokastër
4.         Robert Shane ,  i datëlindjes 1964,  lindur dhe banues në Gjirokastër
5.         Pasho Tuka,  i datëlindjes 1966,  banues në Gjirokastër
6.         Luli Seferi,   i datëlindjes 1968,  lindur dhe banues në Gjirokastër
7.         Roland Skëndo,  i datëlindjes 1957,  banues në Gjirokastër

 Ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime  e manifestime të paligjshme” si dhe  “ Prishje të qetësisë publike”.

a.y/NOA