e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Policia: Griselda mashtroi, ska qene shtatzene

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia: Griselda mashtroi, ska qene shtatzene
Gruaja e kreut te bashkise se Kavajes, Griselda Roshi nuk ka qene kurre shtatzene dhe gjithe pretendimet e saj per rrembim e me tej lindje te detyruar e marrje te foshnjes jane vetem simulime, per motive qe ende pritet te sqarohen. Me kete deklarate ka dale sot Policia e Tiranes pas hetimeve te para te kryera per ngjarjen ne fjale qe shokoi opinionin publik. Sipas policise, gruaja ka mashtruar familjaret dhe te afermit e saj, pasi ekzaminimet kane treguar se ajo nuk ka qene kurre shtatzene.

Deklarata e plotë e Policisë së Tiranës

Ditën e djeshme rreth orës 10.00 në ambientet e policisë u paraqit shtetasi Sajmir Azem Rroshi 36 vjec, që depozitoi kallëzim se kunata e tij Griselda Zaimi u rrëmbye në Komunën e Parisit. Po ashtu ai gjatë deklarimit të tij citon se Griseldën e kanë marrë forcërisht dhe e kanë detyruar të lindë me dhunë, duke i marrë më pas fëmijën.

Në orën 04.00, kjo ështetase është lënë e lirë nga personat e që e kishin rrëmbyer, nga strukturat e policisë, janë formuar dy grupe hetimore, që punuan paralelisht, në Kavajë dhe i dyti në Tiranë në bashkëpunim me prokurorinë.

Janë identifikuar dhe pyetur personat që e kanë takuar atë nga ku ka rezultuar deklarimi i shoqes J,.T që ka pirë kafe të Qendra Kristal. Ato kanë qenë bashkë deri në orën 19.00. Kjo shtetase ka dalë nga kafja dhe Griselda ka hipur në taxi, duke i thënë të ikte në shtëpi. Ajo ka thënë se Griselda dukej shtatzënë në muajin për të lindur.

Shoferi i taxisë A,C që e ka marrë atë ka thënë që dukej shtatzënë. Rrugës ajo ka ndaluar në farmaci në rrugën Gjin Kuqali dhe pas saj e ka dërguar në hotel “Broduej” ka bërë pagesën e taxisë dhe shoferi është lagruar.

Janë marrë në pyetje punonjësit e hotelit që kanë thënë se:

Griselda është paraqitur vetëm 19.30 ka marrë një dhomë duke bërë pagesën dhe ka hyrë në dhomë, ishte shtatzënë në dukje

A.M punonjës në hotel ka thënë se ajo ka qendruar vetëm në dhomë dhe nuk ka hyrë asnjë person në hotel ose në dhomë

Në orën 01.20 ka dalë dhe ka marrë taxi pasi nuk ndihej mirë, e sipas punonjësve në këtë moment nuk dukej shtatzënë

B.K, shofer taxie që e ka marrë atë në një hotel dhe e ka cuar në kliniken, IKEDA dhe është larguar.

Mjeku, L.G,  ka treguar se ajo është paraqitur rreth orës 02.10 me të vjella dhe diarre, për të cilën i është terapia me serum. Kjo shtetase sipas mjekut  nuk dukej shtatzënë dhe s’ka pasur ankesa. Ka qëndruar deri rreth orës 03.20 dhe ka ikur me taxi.

Janë dokumentuar të gjitha pamjet filmike të Qendra Kristal dhe cdo ambient biznesi përgjatë rrugës Komuna e Parisit.

Nga ekzaminimi mjeko ligjor dhe gjinekologjik, bërë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, rezulton se ajo nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë.

Bien pretendimet e saj mbi rrëmbimin dhe lindjen e detyrueshme e marrjen peng të fëmijës.

Ajo ndodhet në prokurori merret në pyetje. Në bashkëpunim me të po punohet për motivet dhe arsyet e kësaj situate dhe alibie.