e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Piramida,Kushtetuesja rrezon ankimin e Bashkise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Piramida,Kushtetuesja rrezon ankimin e Bashkise
Rrezohet kerkese ankesa paraprake e Bashkise se Tiranes per prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, miratuar nga Kuvendi pak kohe me pare. Vendimi eshte marre nga Gjykata Kushtetuese, ne shqyrtimin e pare te  ankimimit te Bashkise per pezullimin e punimeve për shembjen e Piramidës. Sipas ankimimit te Bashkise, kërkohet shfuqizimi i vendimit, nr. 66. datë 21.10. 2010 për ndërtimin e Kuvendit të Shqipërisë, argumentuar me papajtueshmerine me Kushtetuten.

Sipas përfaqesueses ligjore te Bashkise, Natasha Kondi,  shembja e Piramides, cënon parimin e decentralizimit, pavaresinë e pushtetit vendor si dhe ka kosto të larta financiare. Kete ankese e ka kundershtuar perfaqesuesva e qeverise, Marsida Xhaferrlari, duke i vleresuar pretendimet e pales paditese  si të pabaza. Megjithe debatin e madh qe ka shoqeruar kete ceshtje, Komisioni Shtetëror Parlamentar ka perzgejdhur edhe studion fituese per ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.