e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Pese gardistet, i faturojne Kasajt nderhyrjen ne server

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pese gardistet, i faturojne Kasajt nderhyrjen ne server
Punonjësit e sektorit të analizës pranë Gardës së Republikës, Ervina Osmanit, Bledar Lika, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj dhe Arben Shkoza, kanë mohuar në prokurori se kanë dijeni për fshirjen apo prishjen e pamjeve filmike të regjistruara nga serveri qendror i kamerave të sigurisë në zyrën e monitorimit të këtyre kamerave që ndodhet në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.

Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare pranë njësisë Task-Force të prokurorisë së Tiranës, të cilët prej muajsh po hetojnë kopjimin dhe fshirjen nga serveri qendror të pamjeve të regjistruara nga 16 kamerat sigurisë që ndodhen në ndërtesën e kryeministrisë. “Asnjëri nga të pyeturit, Ervina Osmanit, Bledar Lika, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj dhe Arben Shkoza nuk ka pranuar se ka dijeni për fshirjen e serverit. Ata kanë pranuar se kanë qenë në dhomën e serverit, çelësin e së cilës e mbante i dyshuari Armando Kasaj”-mësohet të kenë thënë efektivët e Gardës së Republikës. Sipa styre, ishte vetë inxhinieri i IT-së Kasaj që i ka hap atyre derën dhe ka qëndruar gjithë kohën në atë zyrë duke monitoruar ekranet e 11 kamerave të sigurisë që ishin në funksionim atë ditë.

“Gjatë qëndrimit në këtë zyrë, kemi shfrytëzuar pamjet duke njoftuar efektivët e Gardës që ndodheshin në oborrin e kryeministrise me kufje për veprimet e demonstruesve. Por, në asnjë rast nuk kemi kërkuar fshirjen e pamjeve nga inxhinieri i IT-së”-mësohet se janë shprehur disa nga pesë të pyeturit nga task-forca e Prokurorisë. Gjithashtu, mësohet se ata kanë mohuar se kishin dijeni elektronike, për të kryer veprime në serverin qendror të kamerave të sigurisë, duke u shprehur ndër të tjera se “nuk kishim kredenciale me hy në user-pasëord”.

Nga ana tjetër, vetë i dyshuari Kasaj gjatë dëshmisë së tij dhënë në prokurori, ka mohuar se ka fshirë pamjet e regjistruara pas mesnatës së 21 Janarit 2011. Ai ka pranuar se ka kopjuar pamjet që janë filmuar nga kamera lëvizëse e Gardës së Republikës dhe një kopje të saj ia ka dhënë shefes së sektorit të analizës Ervina Osmani. “Nëpërmjet një USB-je kam thithur nga serveri pamjet filmike të disa kamerave. Këtë gjë e kam bërë me urdhër të Ervina Osmanit, e cila ishte në dhomën ku ndodhej serveri me Bledar Likën, Aurora Allkanjarin, Ervin Lelaj dhe Arben Shkozën”-mësohet se ka thënë Kasaj në dëshminë e tij dhënë në prokurori. Duke shtuar se aty rreth orës 23:00 të datës 21 Janar 2011 është larguar nga kryeministria, duke i lënë në administrim efektivëve të Gardës së Republikës zyrën e monitorimit të kamerave të sigurisë.

Sipas prokurorisë, dyshohet që ka qenë Kasaj ai që ka kopjuar dhe fshirë të gjitha pamjet e regjistruara nga 11 kamerat e sigurisë që ndodhen të vendosura në vende të ndryshme të ndërtesës së Këshillit të Ministrave, kamera që mendohet se kanë filmuar edhe “vrasësit” e demonstruesve të 21 Janarit. Deri tani është identifikuar si vrarës i demonstruesit Ziver Veizi gardisti Agim Llupo dhe “vrasës” i fierakut Faik Myrtaj ish-komandanti i Gardës së Republikës i dyshuari Ndrea Prendi.