e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Perplasja ne census e Aleances Kuqezi me Omonian: 400 mije me 4 mije

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Perplasja ne census e Aleances Kuqezi me Omonian: 400 mije me 4 mije
Para se të zhvillohej censusi, dy organizata, Aleanca Kuqezi dhe Omonia bënë thirrje për bojkotim të pyetjes mbi etninë (AK-ja nuk ishte kthyer në parti politike atëherë). AK-ja dukej se motivohej nga frika se disa shqiptarë, për arsye ekonomike apo nga trysnia shtetërore, do të deklaroheshin të etnisë greke. Madje AK-ja dorëzoi dhe një peticion të firmosur nga 20 mijë vetë për ta ndryshuar ligjin e censusit.

Ndërsa Omonia bëri thirrje për bojkot të pyetjes mbi etninë, pasi në ligjin për censusin u vunë sanksione ndaj të anketuarve që do të jepnin përgjigje të rreme.

Publikimi i të dhënave të censusit na dha edhe një tablo të përafërt (theksojmë të përafërt) të betejës së AK-së me Omonian në lidhje me bojkotin për pyetjen rreth etnisë.

Sipas censusit, rreth 400 mijë shtetas shqiptarë që kanë shqipen si gjuhë të nënës, refuzuan t’i përgjigjen pyetjes për etninë. Nga ana tjetër vetëm 4 mijë shtetas shqiptarë që kanë greqishten si gjuhë të nënës, refuzuan t’i përgjigjen kësaj pyetje. Si AK-ja edhe Omonia pretendojnë se këto shifra janë më të mëdha në realitet, por INSTAT-i kaq ka deklaruar…